Publikuar më: 27/06/2022

Kerkese per shpronesim nr. 372/6, datë 31.05.2022,

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Agjencia Shtetërore për Shpronësim shpall kërkesën “Për shpronësim për interes publik, të pronarëve të pasurive pronë private, që preken nga projekti “Ndërtimi i shkollës 9 vjecare ‘Qazim Turdiu’”, Bashkia Tiranë.

 

Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë.

 

Me anë të këtij publikimi, kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim,   për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM nr. 89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.

 

Personat që preken nga ky projekt të cilët kanë emrin në tabelën e publikuar dhe personat të cilët preken por nuk figurojnë në këto lista, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e proçedurave të shpronësimit, në Bashkinë Tiranë, si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësim.

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 10,833,624 (dhjetë milionë e tetëqind e tridhjetë e tre mijë e gjashtëqind e njëzet e katër) lekë.

 

LISTA EMËRORE PARAPRAKE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE,  QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDERTIMI I SHKOLLES 9 VJECARE “QAZIM TURDIU”
NR.   PRONARI Zona Kad. Numri  Pasurisë Sip. Totale Lloji Pas. Sipërfaqe e shpronësuar Çmimi lekë/m2  Vlera totale (lekë) Shënime
Emri Atësia Mbiemri
1 Shtet 8330 9/22 6081 Truall 6081 0                       – Konfirmuar nga AShK
2 Bashkëpronarët Boka 8330 9/216 1755 Truall 318 34,068        10,833,624 Konfirmuar nga AShK
Vlera paraprake        10,833,624