Kastriot Gurra

Drejtori i përgjithshëm

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Fotografi Ministri

Z.Kastriot Gurra është Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin (ASHSH). Ai ka lindur më 27 Prill 1977 në Qukës, Librazhd.

Pas përfundimit të arsimit të mesëm Z. Kastriot Gurra ka kryer studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës, ku u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë. Ai ka përfunduar Akademinë për Udhëheqës dhe Reformë Politike në vitin 2005, si dhe është pajisur me titullin Avokat pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë Tiranë.

Z.Gurra ka një eksperiencë 14 vjeçare në fushën e Shkencave juridike.

Kastriot Gurra, për 5 vite ka mbajtur postin e Drejtorit Juridik në Bashkinë Prrenjas, duke dhënë kontributin e tij për përmirësimin dhe zgjidhjen e çeshtjeve juridike dhe administrative të kësaj bashkie.

Në vitin 2013 ka mbajtur rol drejtues, duke u emëruar Drejtor Aluizni në Qarkun Elbasan, duke udhëhequr me sukses një nga sektorët më të veshtirë me probleme të mbartura ndër vite siç janë legalizimet.

Arritjet e tij profesionale kanë vazhduar me tej duke hedhur nje hap më shumë si Kryetar i Bashkisë Librazhd, ku falë punës së palodhur dhe përkushtimit maksimal si dhe menaxhimit të duhur arriti të drejtonte Bashkinë Librazhd prej një periudhe 8 vjeçare.

Përgjatë punës në administratë ka përforcuar edhe më shumë njohuritë për legjislacionin shqiptar në terësi, ka krijuar njohuri të shkëlqyera në fushën e sistemit të taksave dhe tarifave vendore, si dhe të funksioneve dhe kompetencave të vetëqeverisjes vendore si dhe të menaxhimit financiar dhe kontrollit.