Publikuar më: 03/07/2024

VENDIM Nr. 429, datë 26.6.2024 PËR DISA NDRYSHIME DHE NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 866, DATË 27.12.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR ‘SISTEMIM, ASFALTIM E MASA INXHINIERIKE NË KM 21+050-22+050, NË RRUGËN QAFËTHANË–LIN–POGRADEC’”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Në vendimin nr. 866, datë 27.12.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen disa ndryshime dhe një shtesë:
  2. Pikat 3 dhe 4 ndryshohen, si më poshtë vijon:

“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, “arë”, kultura bujqësore “drufrutorë” dhe “vresht”, me vlerë të përgjithshme prej 10 703 498 (dhjetë milionë e shtatëqind e tre mijë e katërqind e nëntëdhjetë e tetë) lekësh.

  1. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 10 703 498 (dhjetë milionë e shtatëqind e tre mijë e katërqind e nëntëdhjetë e tetë) lekësh, përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.”.
  2. Tabelës, bashkëlidhur vendimit nr. 866, datë 27.12.2022, të Këshillit të Ministrave, i shtohet tabela, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  3. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

III. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Korçë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT PËR SHPRONËSIM, PËR INTERES PUBLIK “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VKM-në NR. 866, DATË 27.12.2022, ‘PËR SHPRONËSIM, PËR INTERES PUBLIK, PËR PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR ‘SISTEMIM, ASFALTIM E MASA INXHINIERIKE NË KM 21+050-22+050, NË RRUGËN QAFËTHANËLINPOGRADEC’’”

 

Nr. Emri Atësia Mbiemri Të dhënat kadastrale Vlerësimi për shpronësim Vlera kultura drufrutore Vlera e objektit (lekë) Sipërfaqja e objektit (m2) Vlera totale (lekë) Shënime
Zona kadastrale Numri i pasurisë  Sip. totale m2 Lloji i pasurisë
Sipërfaqja e shpronësuar m2 Çmimi lekë/m2 Vlera

(lekë)

16 Vangjo Jovan Gjika 8582 20/105 1,270.00 Vresht 655 192 125,760.00 125,760.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
17 Aleks Kajo Topalli 8582 20/171 500.00 Arë 385 192 73,920.00 73,920.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
Vlera totale 1040 199,680.00 199,680.00