Publikuar më: 27/06/2022

KËRKESË Nr. 460/4, datë 27.5.2022 PËR SHPRONËSIM PUBLIK

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për disa shtesa në vendimin nr. 273, datë 6.4.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga  realizimi i projektit, ‘Shkodër–Hani i Hotit’, segmenti rrugor ‘Unaza Lindore Shkodër’”.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “arë”, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur.

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 1 178 774 (një milion e njëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë.

 

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

KRYETARI KOMISIONIT TË POSAÇËM

TË SHPRONËSIMEVE

Erlis Hereni

 

LISTA EMËRORE PARAPRAKE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË TË CILËVE PREKEN PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 273, DATË 6.4.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I PROJEKTIT, ‘SHKODËR–HANI I HOTIT’, SEGMENTIT RRUGOR ‘UNAZA LINDORE SHKODËR’”

 

Nr. Pronari ZK Nr.  i pasurisë Sipërfaqe totale e pronës. m2   Të dhënat e pasurisë VLERA TOTALE (lek) Adresa e pronarit Shënime
Emri Atësia Mbiemri
Sip. m2 Çmimi m2 Vlera në lek Lloji i pasurisë
1 Nike Lulash Lufaj 8593 12/443 274 48.5 8511 412,784  Truall 412,784  Bashkia Shkodër Konfirmuar nga ASHK-ja
2 Gjyzepina Zef Toma 8593 12/461 300 90 8511 765,990  Truall 765,990  Bashkia Shkodër Konfirmuar nga ASHK-ja
  Luigj Mati
  TOTALI       48.5   412,784   1,178,774