Publikuar më: 10/10/2023

VENDIM Nr. 565, datë 4.10.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE TË NJËSISË ADMINISTRATIVE PERONDI, FSHATI TAPI, KUÇOVË”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i varrezave publike të njësisë administrative Perondi, fshati Tapi, Kuçovë”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Kuçovë.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 673 696 (gjashtëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 673 696 (gjashtëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekësh, përballohet nga Bashkia Kuçovë.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Kuçovë.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Kuçovë.
  8. Bashkia Kuçovë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Kuçovë.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kuçovë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Kuçovë
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Kuçovë.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Kuçovë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kuçovë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Berat për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE TË TË CILËVE SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK, NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE TË NJËSISË ADMINISTRATIVE PERONDI, FSHATI TAPI, KUÇOVË”

 

Nr. PRONARI TË DHËNA KADASTRALE VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM SHËNIME (kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.)
ARË Vlerat e kulturave bujqësore dhe drufrutore sipas proces-verbalit të Drejtorisë së Bujqësisë VLERA TOTALE (lek)
Emri  Atësia Mbiemri Fshati ose qyteti Z. kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja totale Arë (m2) Volumi Faqe Sipërfaqja Çmimi (lek/m2) Vlera (lek) Vlera e kulturave bujqësore (lek) Vlera e drufrutorëve

 (lek)

1 Bektash Yzeir Troka Tapi 3561 1280/55 Arë 560 560 4 21 560 311 174 160   120 000 294 160 Konfirmuar nga ASHK-ja
2 Behar Yzeir Troka Tapi 3561 1280/53 Arë 472 472 4 19 472 311 146 792     146 792 Konfirmuar nga ASHK-ja
3 Nebi Yzeir Troka Tapi 3561 1280/56 Arë 560 560 4 22 560 311 174 160   58584 232 744 Konfirmuar nga ASHK-ja
Nazire Jonus Troka Tapi
                                  673 696