Publikuar më: 10/10/2023
VENDIM Nr. 566, datë 4.10.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI TERRITORIAL I VARREZAVE TË FSHATIT XHAFZOTAJ”, BASHKIA SHIJAK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Zgjerimi territorial i varrezave të fshatit Xhafzotaj”, Bashkia Shijak.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Shijak.
- Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 847 500 (tetëqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 847 500 (tetëqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind) lekësh, përballohet nga Bashkia Shijak.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Shijak.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Shijak.
- Bashkia Shijak kryen procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Shijak.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Shijak, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shijak për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shijak për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Shijak, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Shijak, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE TË TË CILËVE SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK, NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI TERRITORIAL I VARREZAVE TË FSHATIT XHAFZOTAJ”, BASHKIA SHIJAK
Nr. rendor | PRONARI | TË DHËNAT KADASTRALE
(SIPAS KARTELËS SË PASURISË) |
TË DHËNAT PËR SHPRONËSIM | SHËNIME | |||||||||||||
Arë | VLERA TOTALE (lek) | ||||||||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Fshati ose qyteti | Zona kadastrale | Numri i pasurisë | Lloji i pasurisë | Sipërfaqja Totale | Arë (m2) | Volumi | Faqe | Sipërfaqja (m2) | Çmimi (lek/m2) | Vlera (lek) | ||||
1 | Gani | Hasan | Nderjaku | Xhafzotaj | 3852 | 110/48 | Arë | 2500 | 2500 | 0 | 0 | 2500 | 339 | 847,500 | 847,500 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
VLERA TOTALE | 847,500 |