Publikuar më: 31/10/2023

VENDIM Nr. 587, datë 18.10.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI RRUGA ‘APULIA’ (PARALEL ME LINJËN HEKURUDHORE–PLAZH), BASHKIA DURRËS”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni rruga ‘Apulia’ (paralel me linjën hekurudhore–plazh), Bashkia Durrës”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Durrës.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 21 411 719.6 (njëzet e një milionë e katërqind e njëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e nëntëmbëdhjetë pikë gjashtë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 21 411 719.6 (njëzet e një milionë e katërqind e njëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e nëntëmbëdhjetë pikë gjashtë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Durrës.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Durrës.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Durrës.
  8. Bashkia Durrës kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Durrës.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Durrës.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Durrës.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Durrës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

 

 

LISTA E PRONAVE QË SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK NGA REALIZIMI I PROJEKTIT:

“RIKONSTRUKSIONI RRUGA ‘APULIA’ (PARALEL ME LINJËN HEKURUDHORE–PLAZH), BASHKIA DURRËS

Nr. Pronari Të dhënat kadastrale (sipas kartelës së pasurisë) Vlerësimet për shpronësim sipas llojit të pasurisë Shënime
Shpronësim tokë “truall”
  Emër Atësi Mbiemër ZK Nr. i pas Lloji i pasurisë Sip. totale Truall Ndërtesë Volum Faqe Sip. (m²) Çmimi (lek/m²) Vlera (lekë)
1 Lejla Teufik Haznedari 8518 48/14 Truall 1967 1967   17 190 404 19336 7811744 Konfirmuar nga ASHK-ja. Titulli i pronësisë së kësaj pasurie përfshin edhe pasurinë nr. 48/47, vol. 78, f. 98, e cila është kufizuar për mbivendosje me dok. noterial nr. 910/508, datë 1.3.2017, pajiset me certifikatë pronësie për pjesën e lirë me sip. 1967, me ref. 31065.
Violeta Teufik Manushi
Hasan Teufik Kalatsi
Klebeta Sabri Kalatsi
Denada Sabri Negollari
2 Arianita Gezim Hasa 8518 48/20 Truall 3870 3870   45 155 214 19336 4137904 Konfirmuar nga ASHK-ja D- Mbi këtë truall ngrihet ndërtesa nr. 48/9/nd., vol. 127, f. 188.
Bujare   Hasa
Fatmir   Hasa
Kujtim   Hasa
Mynyre   Hasa
Neta   Hasa
Teuta   Starova
Tomorr   Hasa
3 Drita   Paja 8518 48/51 Truall 300 300   78 90 6.1 19336 117949.6 Konfirmuar nga ASHK-ja E- 00080 datë regj. 10.10.2012. Kufizohen veprimet deri në plotësimin e dok. tekniko-ligjor.
4 Kimete   Gjoka 8518 48/19 Truall 1065 1065   44 229 415 19336 8024440 Konfirmuar nga ASHK=-ja D-Mbi këtë truall ndodhet ndërtesa vol. 132, f. 154.
Dhurata   Magjistari
Silvana   Leka
Maksim   Haxhiu
Merushe   Haxhiu
Fellenza   Koçi
Lumturi   Xhabija
Xheni   Agovi
Miguel   Magjistari
Elin   Magjistari
Martin   Magjistari
David   Leka
5 Kimete   Gjoka 8518 48/13 Truall 1200 1200   12 137 57 19336 1102152 Konfirmuar nga ASHK-ja. D- mbi këtë truall ndodhet ndërtesa me nr. 48/92/nd., vol. 121, f. 197, në pronësi të Tahir Sharka me leje legalizimi.
Dhurata   Magjistari
Martin   Magjistari
Elin   Magjistari
Silvana   Leka
David   Leka
Maksim   Haxhiu
Merushe   Haxhiu
Fellenza   Koçi
Lumturi   Xhabija
Xheni   Agovi
miguel   Magjistari
6 Erton Fuat Çafaj 8518 43/225 Truall 345 345   136 43 11.25 19336 217530 Konfirmuar nga ASHK-ja D- U krye RVP datë 21.2.2020, për vlerën 6.670.920 lekë.
Emirjona Nuri Selimi
Vlera totale  21,411,719.60