Publikuar më: 08/01/2024

VENDIM Nr. 800, datë 28.12.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I INSTITUTIT TË POLICISË SHKENCORE”, DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË SË SHTETIT

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Institutit të Policisë Shkencore”, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “ndërtesë” dhe “njësi”, me një vlerë të përgjithshme prej 6 278 426.40 (gjashtë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e katërqind e njëzet e gjashtë pikë dyzet) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 6 278 426.40 (gjashtë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e katërqind e njëzet e gjashtë pikë dyzet) lekësh, përballohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  8. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Jug, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë së pasurive që shpronësohen sipas këtij vendimi në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Brendshme për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron kalimin e pronësisë së pasurive që shpronësohen sipas këtij vendimi në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Brendshme për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Jug, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK, NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I INSTITUTIT TË POLICISË SHKENCORE”, DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË SË SHTETIT

 

Nr. rendor Pronari Të dhëna kadastrale (sipas kartelës së pasurisë) Shënime (D+E) (kufizime hipotekore, barrë mbi pasurinë etj.)
“ndërtesë” Vlera totale (lekë)
Emri Atësia Mbiemri Adresa Zona kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja totale Ndërtesë (m2) Sipërfaqja (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera sipas situacionit (lekë)
1 Agim Vjosa Kujtim Ismail Ridvan Mynir Cani Skendo Kryeziu Tiranë 8240 3/168-ND Ndërtesë 68.53 68.53 68.53 65,000 4454450.00 4,454,450 Shteti është pronari i truallit 3/127 V.2 F.173, mbi të cilin ndodhet ndërtesa 3/168. Diferenca dokument–fakt është 15 m2. Kufizim veprimesh deri në zgjidhjen e marrëdhënies me truallin (shpronësimi është bërë sipas dokumentacionit të pronësisë).
2 Agim Vjosa Kujtim Ismail Ridvan Mynir Cani Skendo Kryeziu Tiranë 8240 3/170-N1 Njësi 176 176 176 1,823,976.4 1,823,976.4 Shteti është pronari i truallit 3/127, mbi të cilin ndodhet ndërtesa 3/170-N2. Vlerësimi i ndërtesës është bërë me preventiv punimesh. Kufizim veprimesh deri në zgjidhjen e marrëdhënies me truallin.
  VLERA TOTALE 6,278,426.40