Published on: 27/06/2022

KËRKESË Nr. 303/4, datë 11.3.2022 PËR SHPRONËSIM PUBLIK

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Agjencia Shtetërore për Shpronësim shpall kërkesën “Për shpronësim për interes publik të pronarëve të pasurive, pronë private, që preken nga projekti ‘Projektimi i shkollës së biçikletave për grup-moshat 7–10 vjeç’, Tiranë”.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë.

Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.

Personat që preken nga ky projekt, të cilët kanë emrin në tabelën e publikuar, dhe personat të cilët preken, por nuk figurojnë në këto lista, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e procedurave të shpronësimit në Bashkinë Tiranë, si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësim.

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 399,239,042 (treqind e nëntëdhjetë e nëntë milionë e dyqind e tridhjetë e nëntë mijë e dyzet e dy) lekë.

 

DREJTORI I PËRGJITHSHËM

KRYETAR I KOMISIONIT TË POSAÇËM

TË SHPRONËSIMEVE

Erlis Hereni

 

LISTA EMËRORE PARAPRAKE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “PROJEKTIMI I SHKOLLËS SE BIÇIKLETAVE PËR GRUP-MOSHAT 7–10 VJEÇ”, TIRANË

 

Nr.  PRONARI Zona kad. Numri i pasurisë Sip. totale Lloji i pas. Sipërfaqe e shpronësuar Çmimi lekë/m2  Vlera totale (lek) Shënime
Emri Atësia Mbiemri
1 Bashkia Tiranë 8160 6/375 300 Truall 300 0 –   Konfirmuar nga ASHK-ja
2 Bashkia Tiranë 8160 6/377 223.7 Truall 81 0 –   Konfirmuar nga ASHK-ja
3 Bashkia Tiranë 8160 6/372 1368.7 Truall 1368.7 0 –   Konfirmuar nga ASHK-ja
4 BP Tartari, Hoxha, Nepravishta 8160 6/440 692.55 Truall 692.55 66,969 46,379,381 Konfirmuar nga ASHK-ja
5 BP Grori, Matoshi, Dervishi, Rama, Global Construction, Karaj, Kotoni, Dodaj, Nikalla, Hyka, Pina, Shehu, Asllani, Abazaj, Memeti etj. 8160 6/438 5269 Truall 5269 66,969 352,859,661 Vendoset sekuestro shkresa nr. 3116 prot., datë 12.11.2021, prot. 10027, datë 17.11.2021. Pjesa takuese 2163/30000 në pronësi të Denis Matoshit. Vendimi nr. 29, datë 2021, vendoset sekuestro shkresa nr. 3116 prot., datë 12.11.2021, prot. 10027, datë 17.11.2021. Pjesa takuese 2163/30000 në pronësi të Denis Matoshit. Vendimi nr. 29, datë 7.11.2021.

Depozituar K.SIP me shoq. “A&A Construction” nr. 1163/357, datë 4.11.2020, nr. 999/327, datë 21.10.2020, nr. 1065/334, datë 27.10.2021, nr. 1229/376 + nr. 1228/376, datë 20.11.2020, nr. 1052/332, datë 24.10.2020, nr. 1224/371, datë 19.11.2020, nr. 993/325, datë 20.10.2020, nr. 998/326, datë 21.10.2020, nr. 1227/374, datë 20.11.2020.

6 Shtet 8160 6/26 1251 Trotuare 463 0 –   Konfirmuar nga ASHK-ja
7 Bashkia Tiranë 8160 6/437 1710 Truall 386 0 –   Konfirmuar nga ASHK-ja
8 Bashkia Tiranë 8160 6/439 559 Truall 9 0 –   Konfirmuar nga ASHK-ja
Vlera paraprake             399,239,042