Egra Ibrahimi

General Director

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Fotografi Ministri

Znj. Egra Ibrahimi është diplomuar në UPT pë Inxhinieri Fizike dhe UBT për Financë-Kontabilitet.
Ajo ka një eksperiencë 10 vjecare në fushën e mësimdhënies, si lektore që është gjithashtu dhe eksperienca e saj e parë.
Më parë Egra Ibrahimi ka mbajtur edhe postin e Nëndrejtorit të Përgjithshëm pranë Institutit të Ndërtimit, duke dhënë kontributin e saj për përmirësimin dhe zgjidhjen e çështjeve ekonomike, juridike dhe administrative.
Ajo ka qënë e emëruar edhe si “Koordinator i përgjithshm i fatkeqësive natyrore”.
Më pas ajo ka mbajtur postin e Kryetarit të Bordit, pranë Universitetit “Fan Noli”, Korçë dhe për të vijuar më vonë me postin e Këshilltarit për Projektet Infrastrukturore në Kabinetin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.
Prej Gushtit 2022, Ibrahimi drejton Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin.
Egra Ibrahimi është duke ndjekur studimet për Doktorrant.
Ajo është gjithashtu e certifikuar si “Audituese e Energjisë” dhe “Vlerësuese e pasurive të paluajtshme” dhe “Vlerësuese për tokë bujqësore,tokë pyjore,kullotë dhe të pafrutshme”.

Ajo,është hartuese e disa artikujve shkencor dhe ka ndjekur një sërë trainimesh të ndryshme për të cilët i janë akorduar një sërë çertifikatash.