Published on: 28/04/2022

KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive pronë private, që preken nga projekti Sistemimi i Hapësirave Publike dhe Parkim, Lagjja e Re, Blloku pas ish-Bashkisë Patos”, me vlerë totale paraprake të shpronësimit 3,490,235.1 (tre milionë e katërqind e nëntëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë e pesë pikë një) lekë.

 

Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Patos.

 

Me anë të këtij publikimi, kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të kompensohet sipas vlerësimit paraprak të llogaritur:

  • Për pasuritë e llojit “arë është bërë bazuar në Vendimin nr. 89, datë 03.02.2016 të Këshillit të Ministarve “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”;
  • Për pasuritë e llojit “Ndërtesë” është bazuar në VKM nr.138, datë 23.03.2000 “Për Kriteret Teknike të Vlerësimit dhe të Përllogaritjes së Masës së Shpërblimit të Pasurive Pronë Private që Shpronësohen, të Pasurive që Zhvlerësohen dhe të të Drejtave të Personave të Tretë, për Interes Publik”, i ndryshuar.

Personat që preken nga ky projekt, të cilët kanë emrin në tabelën e publikuar dhe personat të cilët preken por nuk figurojnë në këto lista, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e proçedurave të shpronësimit në Bashkinë Patos, si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin.

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 3,490,235.1 (tre milionë e katërqind e nëntëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë e pesë pikë një) lekë.

LISTA EMËRORE PARAPRAKE E PRONARËVE, PASURITË PRONË PRIVATE TË TË CILËVE PREKEN PREKEN NGA PROJEKTI “SISTEMIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE DHE PARKIM, LAGJJA E RE, BLLOKU PAS ISH-BASHKISË PATOS”
Nr. TË DHËNAT PËR PRONARIN Gjendja juridike
Emri i pronarit ZK NR. PAS. Sip. totale e truallit (m2) Sip. e prekur e truallit (m2) cmimi Iitruallit (Lekë/M2) Vlera e truallit(lekë/m2) Funksioni i godinës Sip. e ndërtesës (m2) Sip. e prekur e ndërtesës (m2) Vlera e ndërtesës (lekë) Vlera Totale (lekë)
1 Arben Uka 2890 8/57 80 80 2848            227,840.00 Shërbim 80 80   1,599,152.10    1,826,992.10 Vetetim hipotekor
2 Andi Bregasi 2890 8/67+1-1 0 0 2848                          – Apartament 63.8 63.8   1,498,059.00    1,498,059.00 Vetetim hipotekor
3 Shtet 2890 8/309 71 71 0                          – 0 0 0                     – Pasuri e okupuar nga Natasha Hoxha(Petrit Hoxha)
4 Shtet 2890 8/310 70 70 0                          – 0 0 0                     – Pasuri e okupuar nga Ganimete Alushaj
5 Jemine Mucaj 2890 8/23-N1 58 58 2848            165,184.00 0 0 0       165,184.00 Vetetim hipotekor
6 Shtet 2890 8/315 123 123 0                          – 0 0 0                     – Pasuri e okupuar nga Agako Cano dhe Hysen Qose
Vlera totale    3,490,235.10
Vlerësimi për pasuritë e llojit ““Truall”  është bërë në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë
Vlersimi i objektit “godinë” është bërë në bazë të Vendimit nr. 138, datë 23.03.2000, të Këshillit të Ministrave“Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, i ndryshuar.