Published on: 26/03/2024
VENDIM Nr. 118, datë 6.3.2024 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 823, DATË 19.12.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘RIKONSTRUKSIONI I LINJËS 400 kV SHQIPËRI–MAQEDONI E VERIUT’”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, si dhe të neneve 5 e 15, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Në vendimin nr. 823, datë 19.12.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
- a) Pikat 3, 4, 10 e 12 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, “vresht”, “ullishte”, “pemëtore” dhe “truall”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 5 808 101 (pesë milionë e tetëqind e tetë mijë e njëqind e një) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 5 808 101 (pesë milionë e tetëqind e tetë mijë e njëqind e një) lekësh, përballohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a.
…
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Librazhd, pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi, në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit sh.a.
…
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë së pasurive që shpronësohen sipas këtij vendimi në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit sh.a.”.
- b) Tabelës bashkëlidhur vendimit i shtohet tabela, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a.
- Kalimi i pronësisë së pasurisë në favor të Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST), sipas vendimit nr. 823, datë 19.12.2022, “Për shpronësim, për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti ‘Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut’”, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a., Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Librazhd, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMËRORE E PRONARËVE QË SHPRONËSOHEN, PËR INTERES PUBLIK, PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VKM-në NR. 823, DATË 19.12.2022, ‘PËR SHPRONËSIM, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘RIKONSTRUKSIONI I LINJËS 400 kV SHQIPËRI–MAQEDONI E VERIUT””
Nr. rendor | Nr. shtylle | PRONARI | TË DHËNAT KADASTRALE (SIPAS KARTELËS SË PASURISË) | VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM | Shënime Seksioni D-E i kartelës, adresa | ||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Fshati ose qyteti | Zona kadastrale | Nr. pas. | Lloji pas. | Sip. totale(m2) | Shpronësim “ndërtesë” | VLERA totale (lek) | ||||||
Sip. (m2) | Çmimi | Vlera
(lek) |
|||||||||||||
(lek/m2) | |||||||||||||||
1 | 98-99 | Shpetim Selida | Nezir Agim | Kerçini Kerçini | Hotolisht | 2200 | 123/5 | Truall | 28 | 28 | 28600 | 800800 | 800,800 | Regjistruar me dokument nr. 210 objekt me leje legalizimi godinë banimi 1- katëshe, kati përdhes: S= 28 m2. Shpronësohet vetëm godina e banimit me sipërfaqe 28 m2, për shkak të distancës së sigurisë nga zhvendosja maksimale e përcjellësit, sipas VKM-së nr. 482, datë 17.6.2020. Adresa: Fshati Hotolisht, NJA Hotolisht, Bashkia Librazhd | |
VLERA TOTALE | 800,800 |