Published on: 28/04/2023

VENDIM Nr. 247, datë 20.4.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI URBAN I RRUGËVE ‘URA E RE– SHISH’, ‘ANTIPATREA’, SHËTITORJA ‘OSUMI’ DHE ‘SANTA LUCIA FILIPINE’, BERAT”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Rikonstruksion ‘Rruga e Korpusit’, Bashkia Shkodër”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Shkodër.
  3. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 8 116 072 (tetë milionë e njëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëdhjetë e dy) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 8 116 072 (tetë milionë e njëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e shtatëdhjetë e dy) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Shkodër.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Shkodër.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (muajve) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Shkodër.
  8. Bashkia Shkodër kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Shkodër.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Shkodër.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shkodër për pasurinë e shpronësuar.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Shkodër, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

LISTA EMËRORE E BASHKËPRONARËVE, PASURIA E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE E TË CILËVE PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION ‘RRUGA E KORPUSIT’ BASHKIA SHKODËR”

Nr. PRONARI TË DHËNA HIPOTEKORE VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM    
Truall VLERA TOTALE (lekë) SHËNIME

(kufizime hipotekore, barrë mbi pasurinë etj.)

Emri Atësia Mbiemri Qyteti Z. kadastrale Nr. Pasurisë  

Lloji i pasurisë

Sipërfaqja totale (m2) Truall (m2) Volumi Faqe Siperfaqja (m2) Çmimi (lekë/m2) Vlera (lekë)
  A B C Ç D F G H I J K L M N O
1 Adriana Halim Demaliaj (Dumi) Shkodër 8592 9/482 TRUALL 3156 3156 22 245 664 12223 8 116 072 8 116 072 Konfirmuar nga ASHK Vendore Shkodër sipas pjesëve takuese në vërtetimin hipotekor 1. Adriana Halim Demaliaj (Dumi) ka 36/864 pjesë, me vlerë 338169.97 lekë
 Anila Tonin Mjeda 2. Anila Tonin Mjeda ka 72/864 pjesë me vlerë 676339.33.
 Apolonja Çezar Mjeda  3. Apolonja Çezar Mjeda ka 120/864 pjesë me vlerë 1127232.22 lekë
 Arben Halim Dumi 4. Arben Halim Dumi ka 36/864 pjese me vlere 338169.97 leke
Brikena Çezar Mjeda 5. Brikena Çezar Mjeda ka 120/864 pjesë me vlerë 1127232.22 lekë
Cecile Baldazar Mjeda 6. Cecile Baldazar Mjeda ka 48/864 pjesë me vlerë 450892.88 lekë
Eduard Sander Kraja  7. Eduard Sander Kraja ka 48/864 pjesë me vlere 450892.88 lekë
Fatime Halim Dumi  8. Fatime Halim Dumi ka 36/864 pjese me vlerë 338169.97 lekë .
Leonard Sandër Kraja  9. Leonard Sandër Kraja ka 48/864 pjesë me vlerë 450892.88 lekë
Ludmilla Halim Papa (Dumi)  10. Ludmilla Halim Papa (Dumi) ka 36/864 pjesë me vlerë 338169.97 lekë
Mariza Ndoc Mjeda 11. Mariza Ndoc Mjeda ka 48/864 pjese me vlere 450892.88 leke.
Meri Sandër Kraja 12. Meri Snder Kraja ka 48/864 pjesë me vlerë 450892.88 lekë
Niko Pashko Mjeda 13. Niko Pashko Mjeda ka 48/864 pjesë me vlerë 450892.88 lekë
Rozina Pashko Mjeda 14. Rozina Pashko Mjeda 48/864 pjese me vlere 450892.88 leke.
Silvana Tonin Mjeda 15. Silvana Tonin Mjeda ka 72/864 pjesë me vlerë 450892.88 lekë
        Vlera totale       8 116 072