Published on: 28/04/2023

VENDIM Nr. 248, datë 20.4.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I RRUGËS ‘ZIJA LUNIKU’, NË ZK 8527”, BASHKIA ELBASAN

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i rrugës ‘Zija Luniku’, në ZK 8527”, Bashkia Elbasan.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Elbasan.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ullishte”, me një vlerë të përgjithshme prej 13 869 386.2 (trembëdhjetë milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e treqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë dy) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 13 869 386.2 (trembëdhjetë milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e treqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë dy) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Elbasan.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Elbasan.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Elbasan.
  8. Bashkia Elbasan kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Elbasan.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Elbasan për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Elbasan, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Bashkia Elbasan, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

 

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE QE SHPRONËSOHEN PËR PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I RRUGËS ‘ZIJA LUNIKU’ NË ZK 8527”, BASHKIA ELBASAN
NR. TË DHËNAT E PRONËSISË TË DHËNA KADASTRALE (SIPAS KARTELËS SË PASURISË) TË DHËNAT E PASURIVE QË SHPRONËSOHEN SHËNIME (D+E) (Kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.)
ARË TRUALL VLERA TOTALE (lek)
EMRI ATËSIA MBIEMRI Fshati ose qyteti Zona kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja Totale Arë (m2) Truall

(m2)

Ndërtesë (m2) Volumi Faqe Sipërfaqja (m2) Çmimi (lek/m2)  Vlera (lek) Sipërfaqja (m2)  Çmimi (lek/m2)  Vlera (lek)
  A B C Ç D E F G H I J K L M N  O P  Q  R   Z
1 Gentian Artur Guni Elbasan 8527 299/12 Ullishtë 1776 1776 0 0 16 90 89.5 222  19,869 0  –  –  19,869 Konfirmuar nga ASHK-ja
Desada Kadri Guni
2 Taulant Stefan Dedja Elbasan 8527 299/16 Ullishtë 136 136 0 0 16 94 2.6 222  577.2 0  –  –  577.2 Konfirmuar nga ASHK-ja
Vjollca Osman Dedja
3 Henrieta Kadri Fortuzi Elbasan 8527 306/75/3 Truall 28300 0 28300 0 19 190 0 0  – 1085  12,764  13,848,940  13,848,940 Konfirmuar nga ASHK-ja
Emil Abdyraman Këlliçi
Uran Abdyraman Këlliçi
Bardhyl Abdyraman Këlliçi
Ylli Abdyraman Këlliçi
Silvana Mehmet Prebila
Elvira Mehmet Pajuni
Pranvera Mehmet Pajuni
Arjel Genc Pajuni
Klodjan Genc Pajuni
  SHUMA 13,869,386.20