Published on: 27/06/2022
VENDIM Nr. 378, datë 1.6.2022
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 545, DATË 13.6.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR TIRANË–ELBASAN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Në vendimin nr. 545, datë 13.6.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
- a) Në pikën 3 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
- fjalët “… për sipërfaqen arë 91 401 (nëntëdhjetë e një mijë e katërqind e një) m2, me vlerë 83 928 609.42 (tetëdhjetë e tre milionë e nëntëqind e njëzet e tetë mijë e gjashtëqind e nëntë pikë dyzet e dy) lekë …” zëvendësohen me “… për sipërfaqen arë 91 424 (nëntëdhjetë e një mijë e katërqind e njëzet e katër) m2, me vlerë 83 937 234.42 (tetëdhjetë e tre milionë e nëntëqind e tridhjetë e shtatë mijë e dyqind e tridhjetë e katër pikë dyzet e dy) lekë …”;
- fjalët “… prej 99 828 843 (nëntëdhjetë e nëntë milionë e tetëqind e njëzet e tetë mijë e tetëqind e dyzet e tre) lekësh” zëvendësohen me “… prej 99 837 468 (nëntëdhjetë e nëntë milionë e tetëqind e tridhjetë e shtatë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekësh.”.
- b) Pas pikës 4 shtohet pika 4.1, me këtë përmbajtje:
“4.1 Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.”.
- c) Pas pikës 5 shtohet pika 5.1, me këtë përmbajtje:
“5.1 Vlera shtesë e shpronësimit, prej 8 625 (tetë mijë e gjashtëqind e njëzet e pesë) lekësh, përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.”.
- Tabelës bashkëlidhur vendimit nr. 545, datë 13.6.2013, të Këshillit të Ministrave, i shtohet tabela, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut të Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Arben Ahmetaj
TABELA E PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË SHPRONËSOHET, E CILA I SHTOHET TABELËS BASHKËLIDHUR VENDIMIT NR. 545, DATË 13.6.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR TIRANË–ELBASAN” | |||||||||
NR. RENDOR | TË DHËNAT PËR PRONARIN | VLERËSIMET | VLERA | SHËNIME | |||||
EMRI I PRONARIT | Z.K. | NR. PAS. | LLOJI I PASURISË | SIP. SHTESË PËR SHPRONËS. (m2) | ÇMIMI (LEKË/m2) | VLERA (LEKË) | TOTALE (LEKË) | ||
1 | Xhavit Abdulla Shaba | 1170 | 126/39 | arë | 23 | 375 | 8,625 | 8,625 | Konfirmim nga ASHK-ja |
Vlera totale | 23 | 8,625 | 8,625 | ||||||
Vlerësimi për pasurinë e llojit “arë” është bërë në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”. |