Published on: 03/07/2023
VENDIM Nr. 385, datë 29.6.2023 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 663, DATË 13.10.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA PROJEKTI ‘NDËRTIMI I SHKOLLËS 9-VJEÇARE ‘QAZIM TURDIU’’”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë
22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private,
për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të
Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në vendimin nr. 663, datë 13.10.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
a) Në pikat 3 dhe 4, vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej “10 833 624 (dhjetë milionë e
tetëqind e tridhjetë e tre mijë e gjashtëqind e njëzet e katër)” lekësh zëvendësohet me “10 826 810”
(dhjetë milionë e tetëqind e njëzet e gjashtë mijë e tetëqind e dhjetë)” lekësh;
b) Në tabelën bashkëlidhur vendimit, pasuria me nr. 9/216, në nr. rendor 1, zëvendësohet me nr.
9/1029, sipas të dhënave të tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Bashkia
Tiranë.
3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin,
Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Veri për zbatimin e këtij
vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
LISTA EMËRORE E BASHKËPRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË TË
CILËVE PREKET PËR NJË NDRYSHIM NË VKM-në NR. 663, DATE 13.10.2022, “NDËRTIMI I SHKOLLËS 9-
VJECARE ‘QAZIM TURDIU’”
Nr.
Pronari
Zona
kad.
Numri i
pasurisë Sip. totale Lloji i
pas.
Sipërfaqja e
shpronësuar
Çmimi
lekë/m2
Vlera totale
(lekë) Shënime
Emri Atësia Mbiemri
1
Sinan Qazim Boka
Hajredin Qazim Boka Menduhie Hush
Boka
Saimir Rexhep Boka
Skënder Qazim Boka
Merita Rexhep Boka
8330 9/1029 317.8 Truall 317.8 34,068 10,826,810 Konfirmuar nga
ASHK-ja
Vlera 10,826,810
Për tokën “truall”, çmimi i llogaritur është marrë nga vendimi nr. 89, datë 3.2.2016, i Këshillit të Ministrave
“Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.