Published on: 24/07/2024
VENDIM Nr. 431, datë 26.6.2024 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 699, DATË 5.10.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR ‘BY-PASS VLORË’ (SHTESA)”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Në vendimin nr. 699, datë 5.10.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
- a) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, “arë”, “kullotë”, “pyll”, “dru frutorë”, “ullishte” dhe “pemëtore”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 260 289 121 (dyqind e gjashtëdhjetë milionë e dyqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëzet e një) lekësh, si më poshtë vijon:
- a) Truall, me sipërfaqe 22 555 (njëzet e dy mijë e pesëqind e pesëdhjetë e pesë) m2, me vlerë 234 128 178 (dyqind e tridhjetë e katër milionë e njëqind e njëzet e tetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë;
- b) Arë, me sipërfaqe 55 316 (pesëdhjetë e pesë mijë e treqind e gjashtëmbëdhjetë) m2, me vlerë 11 284 464 (njëmbëdhjetë milionë e dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë;
- c) Kullotë, me sipërfaqe 19 639 (nëntëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë) m2, me vlerë 3 948 628 (tre milionë e nëntëqind e dyzet e tetë mijë e gjashtëqind e njëzet e tetë) lekë;
ç) Pyll, me sipërfaqe 4 187 (katër mijë e njëqind e tetëdhjetë e shtatë) m2, me vlerë 690 855 (gjashtëqind e nëntëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e pesë) lekë;
- d) Dru frutorë, me vlerë 6 732 500 (gjashtë milionë e shtatëqind e tridhjetë e dy mijë e pesëqind) lekë;
- dh) Ullishte, me sipërfaqe 11 681 (njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e një) m2, me vlerë 3 134 644 (tre milionë e njëqind e tridhjetë e katër mijë e gjashtëqind e dyzet e katër) lekë;
- e) Pemëtore, me sipërfaqe 1 813 (një mijë e tetëqind e trembëdhjetë) m2, me vlerë 369 852 (treqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e dy) lekë.”.
- b) Në pikën 4 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
- Në fjalinë e parë, pas fjalëve “dru frutorë” shtohet fjala “pemëtore”;
- Shuma “254 524 689 (dyqind e pesëdhjetë e katër milionë e pesëqind e njëzet e katër mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë) lekë” zëvendësohet me “260 289 121 (dyqind e gjashtëdhjetë milionë e dyqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëzet e një) lekë” dhe shuma “234 390 718 (dyqind e tridhjetë e katër milionë e treqind e nëntëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëmbëdhjetë) lekë” zëvendësohet me “240 155 150 (dyqind e dyzet milionë e njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e njëqind e pesëdhjetë) lekë”.
- c) Tabelës bashkëlidhur vendimit nr. 699, datë 5.10.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, i shtohet tabela, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, si dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMËRORE E PRONARËVE QË SHPRONËSOHEN PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 699, DATË 5.10.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE ‘PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR ‘BY-PASS VLORË’ (SHTESA)’”, I NDRYSHUAR
NR. | TË DHËNAT E PRONËSISË | TË DHËNAT KADASTRALE SIPAS KARTELËS SË PASURISË | VLERËSIMI PËR SHPRONËSIM | SHËNIME (D+E) (kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.) | |||||||||||
Çmimi lek/m2 | Vlera (lek) | Drufrutor | VLERA TOTALE (lekë) | ||||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Adresa bashkia ose fshati | ZK | Nr. pasurisë | Sipërfaqja totale | Sipërfaqja e shpronësuar | Lloji i pasurisë | |||||||
1 | LULËZIM | MUISI | FEJZAJ | KANINË | 2074 | 548/1/5 | 5200 | 228 | Ullishte | 204 | 46,512.00 | 46,512.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja.
Sipas shkresës nr. 646/1 prot., datë 18.12.2023, të AREB Lushnjë dhe procesverbalit bashkëlidhur nuk ka të mbjella pemëtore. |
||
2 | MYRVETE | ITAJ | KANINË | 2074 | 548/2/1 | 6880 | 1188 | Ullishte | 204 | 242,352.00 | 242,352.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja.
Sipas shkresës nr. 646/1 prot., datë 18.12.2023, të AREB Lushnjë dhe procesverbalit bashkëlidhur nuk ka të mbjella pemëtore. |
|||
3 | BEZHAN | HABIL | KODHIMAJ | KANINË | 2074 | 548/8 | 4000 | 1415 | Ullishte | 204 | 288,660.00 | 288,660.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja. Sipas shkresës nr. 646/1 prot., datë 18.12.2023, të AREB Lushnjë dhe procesverbalit bashkëlidhur nuk ka të mbjella pemëtore. | ||
4 | PANDELI | XHEZAIR | XHEZAIRAJ | KANINË | 2074 | 373/3/3 | 2530 | 1813 | Pemëtore | 204 | 369,852.00 | 369,852.00 | Konfirmuar nga ASHK. Sipas shkresës Nr. 646/1 Prot., datë 18.12.2023, të AREB Lushnje dhe procesverbalit bashkëlidhur nuk ka të mbjella pemëtore. | ||
5 | AFRIM | AGALLIU | VLORË | 8605 | 6/246 | 4992 | 414 | Truall | 8300 | 3,436,200.00 | 3,436,200.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja. Sipas shkresës nr. 646/1 prot., datë 18.12.2023, të AREB Lushnjë dhe procesverbalit bashkëlidhur nuk ka të mbjella pemëtore. | |||
DASHAMIR | AGALLIU | ||||||||||||||
TEFERI | KUJTIM | CAUSHAJ | |||||||||||||
MARJANA | DRASA | ||||||||||||||
6 | ARDIAN | KOLO | KANINË | 2074 | 936/1 | 1536 | 257 | Ullishte | 204 | 52,428.00 | 52,428.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja. Sipas shkresës nr. 646/1 prot., datë 18.12.2023, të AREB Lushnjë dhe procesverbalit bashkëlidhur nuk ka të mbjella pemëtore. | |||
7 | PETRIT | MICAJ | KANINË | 2074 | 952 | 4200 | 2057 | Ullishte | 204 | 419,628.00 | 908,800.0 | 1,328,428.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja. Sipas shkresës nr. 646/1 prot., datë 18.12.2023, të AREB Lushnjë dhe procesverbalit bashkëlidhur, pasuria nr. 952, ka të mbjella pemëtore të vlerësuar në vlerën 908800 lekë. | ||
Vlera totale | 5,764,432.00 |