Published on: 05/05/2023

VENDIM Nr. 50, datë 1.2.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I LINJËS 220 kV TË IMPIANTIT FOTOVOLTAIK KARAVASTA”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i linjës 220 kV të impiantit fotovoltaik Karavasta”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “pyll”, me një vlerë të përgjithshme prej 556 014 (pesëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e katërmbëdhjetë) lekë.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 556 014 (pesëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e katërmbëdhjetë) lekësh, përballohet nga shoqëria “Karavasta Solar” sh.p.k.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga shoqëria “Karavasta Solar” sh.p.k.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a.
  8. Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a. kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, si dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a., sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a., për pasuritë që shpronësohen, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a., Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, shoqëria “Karavasta Solar” sh.p.k., si dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Fier për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE QË SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I LINJËS 220 kV TË IMPIANTIT FOTOVOLTAIK KARAVASTA”

 

Nr. rendor Nr. shtylle PRONARI TË DHËNA HIPOTEKARE VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM SHËNIME: ADRESA
ARË VLERA TOTALE (lek)
Emri Atësia Mbiemri Fshati ose qyteti Z. kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja totale Arë (m2) Sipërfaqja (m2) Çmimi (lekë/m2) Vlera (lek) Nr.  dok. Data e regjistrimit Seksionet D&E të kartelës së pasurisë
A B C Ç D DH E F G L M N R S T U V
1 9 Florika   Islami Adriatik 1002 83/1 Pyll 84000   81.7 125 10213 10,213     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati Adriatik, NJA Libofshë, Bashkia Fier
Merita   Islami
Ballkize   Hoxha
Monika   Dhamo
Ilir   Hoxha
Musa   Hoxha
Ermir   Hoxha
Edmonda   Hoxha
Edmira   Hoxha
Irma   Koçi
Ardian   Muxhiu
Hysnije   Birçe
Suzana   Mulaj
Teuta   Dashi
2 11 Flamur   Hajdari Seman i Ri 3301 9/7 Arë 11837 11837 67.7 269 18211 18,211 0001 12.03.1999 Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati Seman i Ri, NJA Topojë, Bashkia Fier
3 12 Skender   Rrapushi Seman i Ri 3301 11/4 Arë 9071 9071 59.7 269 16059 16,059 00001 15.03.1999 Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati Seman i Ri, NJA Topojë, Bashkia Fier
4 13 Agim Barjam Rrapushi Seman i Ri 3301 12/7 Arë 7600 7600 59.7 269 16059 16,059     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati Seman i Ri, NJA Topojë, Bashkia Fier
5 14 Lefteri   Simoni Seman i Ri 3301 13/2 Arë 11000 11000 66.1 269 17781 17,781 0001 15.06.2022 Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati Seman i Ri, NJA Topojë, Bashkia Fier
6 15 Ndoni Toni Jako Seman 3300 22/4 Arë 5778 5778 72.7 269 19556 19,556 LN, shkurt 19 25.12.1998 Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati Seman , NJA Topojë, Bashkia Fier
7 18 Miço Sotir Peto Seman 3300 30/7 Arë 6565 6565 94.8 269 25501 25,501 0001 15.06.2022 Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati Seman , NJA Topojë, Bashkia Fier
8 29 Bektash Sali Gashi Dërmenas 1471 38/3 Arë 4000 4000 51.8 269 13934 13,934     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati Dërmenas, NJA Dërmenas, Bashkia Fier
9 30 Ali Kodhel Xhafa Dërmenas 1471 13/2 Arë 5288 5288 105 269 28245 28,245     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati Dërmenas, NJA Dërmenas, Bashkia Fier
10 31 Adem Haki Kabashi Çlirim 1414 15/27 Arë 5812 5812 91 269 24479 24,479     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati Çlirim, NJA Qendër, Bashkia Fier
11 33 Marinela Dino Çani Çlirim 1414 48/12 Arë 1568 1568 16.7 269 4492 4,492     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati Çlirim, NJA Qendër, Bashkia Fier
12 Xhuljeta Dino Marinis Çlirim 1414 48/13 Arë 1568 1568 49.3 269 13262 13,262     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati Çlirim, NJA Qendër, Bashkia Fier
13 34 Hasan Lutfi Zotaj Çlirim 1414 47/1 Arë 2383 2383 56.7 269 15252 15,252     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati Çlirim, NJA Qendër, Bashkia Fier
14 35 Rrapush Muharrem Troka Radostinë 3143 25/13 Arë 3733 3733 62.8 269 16893 16,893     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati Radostinë, NJA Dërmenas, Bashkia Fier
15 36 Luan Qemal Vrenozi Radostinë 3143 29/26 Arë 5000 5000 83.3 269 22408 22,408     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati Radostinë, NJA Dërmenas, Bashkia Fier
16 37 Tomor Daut Braho Çlirim 1414 53/15 Arë 6300 6300 76.2 269 20498 20,498 003810 20.10.2015 Me shkresën nr. 10896, prot., nr. dosjeje 316, datë 29.9.2015, të shoqërisë përmbarimore “Corrector” sh.p.k., vendosi sekuestro konservative. Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati Çlirim, NJA Qendër, Bashkia Fier
17 38 Ibrahim Astrit Shehu Çlirim 1414 56/32 Arë 4800 4800 67.7 269 18211.3 18,211     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati: Çlirim, NJA Qendër, Bashkia: Fier.
18 39 Namik Telo Behaj Çlirim 1414 56/14 Arë 3000 3000 102.6 269 27599 27,599     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati: Çlirim, NJA Qendër, Bashkia: Fier.
19 40 Astrit Mexhit Driza Radostinë 3143 73/16 Arë 7776 7776 101 269 27169 27,169     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati: Radostinë, NJA Dërmenas, Bashkia: Fier.
20 42 Sadik Xhem Gashi Vadhizë 3691 127/4 Arë 2728 2728 105 269 28245 28,245     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati: Vadhizë, NJA Qendër, Bashkia: Fier.
21 43 Miti Lio Beçi Vadhizë 3691 131/11 Arë 3864 3864 67.7 269 18211 18,211     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati: Vadhizë, NJA Qendër, Bashkia: Fier.
22 47 Kongres Qani Braka Zhupan 3934 292/7 Arë 5500 5500 81.70 269 21977 21,977     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati: Zhupan, NJA Qendër, Bashkia: Fier.
23 48 Sheme Meleq Braka Zhupan 3934 280/34 Arë 4960 4960 67.7 269 18211 18,211     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati: Zhupan, NJA Qendër, Bashkia: Fier.
24 49 Drini Ylli Braka Zhupan 3934 280/320 Arë 4886 4886 50 269 13450 13,450     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati: Zhupan, NJA Qendër, Bashkia: Fier.
Elena Ylli Agalliu Konfirmuar nga ASHK-ja
Elton Ylli Braka Konfirmuar nga ASHK-ja
25 Eriselda Pellumb Sinaj Zhupan 3934 280/559 Arë 3095 3095 16 269 4304 4,304     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati: Zhupan, NJA Qendër, Bashkia Fier
26 50 Lutfije Haxhi Lilo Zhupan 3934 3/30 Arë 8358 8358 56.7 269 15252 15,252 001987 17.06.2008 Mbi këtë pasuri pozicionohet ndërtesa 3130 nd. vol. 16, f. 2.

Konfirmuar nga ASHK-ja

Fshati: Zhupan, NJA Qendër, Bashkia Fier
Marjeta Barjam Lilo
Denis Barjam Lilo
Blerta Barjam Buzi
Arta Barjam Aliaj
Laura Barjam Braho
27 53 Buletin Jashar Gorreja Drizë 1557 317/270 Arë 7000 7000 56.7 269 15252 15,252     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati: Drizë, NJA Qendër, Bashkia Fier
28 54 Nasi Jorgji Budo Drizë 1557 317/80 Arë 3141 3141 59.7 269 16059 16,059     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati: Drizë, NJA Qendër, Bashkia Fier
29 55 Riza Adem Hoxha Drizë 1557 317/125 Arë 4300 4300 113.4 269 30505 30,505     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati: Drizë, NJA Qendër, Bashkia Fier
30 56 Agron Jashar Hoxha Drizë 1557 256/20 Arë 1656 1656 21.1 269 5676 5,676     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati: Drizë, NJA Qendër, Bashkia Fier
Teuta Ramadan Hoxha Konfirmuar nga ASHK-ja
31 Dhoksie Koço Zera Drizë 1557 256/21 Arë 670 670 41.9 269 11271 11,271     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati: Drizë, NJA Qendër, Bashkia Fier
32 Altin Milo Zera Konfirmuar nga ASHK-ja
33 Nasta   Lera Drizë 1557 256/22 Arë 1000 1000 6.6 269 1775 1,775     Konfirmuar nga ASHK-ja Fshati: Drizë, NJA Qendër, Bashkia Fier
  SHUMA                       556,014