Published on: 04/09/2023
VENDIM Nr. 504, datë 30.8.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I TREGUT PËR SHITJET ME SHUMICË DHE PAKICË I PRODUKTEVE USHQIMORE (TIRANA AGRIKULTURË)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë
22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë
private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të
Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që
preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i tregut për shitjet me shumicë dhe pakicë i produkteve
ushqimore (Tirana Agrikulturë)”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë
të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për
pasuritë e llojit “arë” dhe “vresht”, me një vlerë të përgjithshme prej 3 434 215.68 (tre milionë e
katërqind e tridhjetë e katër mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e tetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 3 434 215.68 (tre milionë e katërqind e tridhjetë e
katër mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e tetë) lekësh, përballohet nga Bashkia
Tiranë.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga
Bashkia Tiranë.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i
përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet
këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin
justifikues për likuidim pranë Bashkisë Tiranë.
8. Bashkia Tiranë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas
përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara
nga Bashkia Tiranë.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 1, brenda 30 (tridhjetë)
ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit
mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e
kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Tiranë.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e
shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi
hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas
këtij vendimi, në favor të Bashkisë Tiranë.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore
e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 1, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së
Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e
këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMERORE E PRONARËVE QË SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK NGA PROJEKTI
“NDËRTIMI I TREGUT PËR SHITJET ME SHUMICË DHE PAKICË I PRODUKTEVE USHQIMORE (TIRANA AGRIKULTURË)”
Nr.
rendor
Të dhënat e pronarit Të dhënat kadastrale Të dhënat e shpronësimit
Shënime
(kufizime hipotekore barrë mbi pasurinë etj.)
Emër/atësi/mbiemër Qyteti Zona kadastrale Nr. i
pasurisë
Lloji i
pasurisë
Sip. totale
arë/vresht (m²)
Arë/vresht
(m2
)
Vol. Faqe Sipërfaqja(m2
)
“arë/vresht”
Çmimi
(lek/m²)
Vlera totale
(lek)
1
DASHAMIR
NAILE XHEVRIJE
BESIM SEFER
MURAT
LECI
LECI
LECI
TIRANË 1604 404/89 Arë 208 208 14 229 114.87 448 51,461.76 Konfirmuar nga ASHK-ja
2 BANKA CREDINS TIRANË 1604 404/33 Arë 4000 4000 8 222 827.00 448 370,496.00
Seksioni C: ky regjistrim anulon regjistrimin me numër dokumenti 00002189, bie
rivlerësimi në vlerën 29.702.400 lekë aplikimi nr. 17508, dt. 24.7.2020, seksioni Ekjo pasuri u përmirësua/
përditësua me ref. 00002776. Kjo sipërfaqe me AMTP përkon me emërtimin
popullor fusha.3.
3 BANKA CREDINS TIRANË 1604 404/44 Arë 3000 3000 9 70 1285.49 448 575,899.52
Seksioni E: kjo sipërfaqe në AMTP përkon me emërtimin popullor Rzali i sipërm
nr. 304. Kjo pasuri u përmirësua/
përditësuara me ref. 00002787 25
4 BANKA CREDINS TIRANË 1604 404/49 Arë 4700 4700 11 108 152.80 448 68,454.40
Seksioni E: kjo sipërfaqe në AMTP përkon me emërtimin popullor fusha. Kjo
pasuri u përmirësua/
përditësuara me ref. 00002792 21
5 FLORA PETRIT MEHMET
MEHMET
ZENELAJ
LECI TIRANË 1604 404/41 Arë 1400 1400 9 67 1400.00 448 627,200.00 Seksioni E: kjo sipërfaqe në AMTP përkon me emërtimin popullor ferra e zallit
nr. 296. Kjo pasuri u përmirësua/përditësuara me ref. 00002784 18
6 RAMAZAN SAID LECI TIRANË 1604 404/2 Vresht 4000 4000 2 180 3885.50 448 1,740,704.00 Seksioni E: kjo sipërfaqe në AMTP përkon me emërtimin popullor fusha e gunës.
Kjo pasuri u përmirësua/përditësuara me ref. 00002763 1
TOTALI 7665.66 3,434,215.68
1. Për tokën bujqësore, çmimi i llogaritur është marrë nga VKM-ja nr. 89, datë 3.2.2016.
2. Llogaritjet paraprake të pasurive të kësaj liste janë bazuar në të dhënat e marra nga konfirmimi i Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tirana Rurale 1 me kërkesën nr. 10899, datë
8.3.2023, dhe AV0 22049, datë 19.4.2023.