Published on: 19/08/2024
VENDIM Nr. 508, datë 1.8.2024 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT, ME OBJEKT “PROJEKTZBATIMI PËR NDËRTIMIN E SHËTITORES SË PLAZHIT TË DURRËSIT, NGA URA E DAJLANIT DERI NË GODINËN E KONVALESHENCËS”, BASHKIA DURRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit, me objekt “Projektzbatimi për ndërtimin e shëtitores së plazhit të Durrësit, nga Ura e Dajlanit deri në godinën e Konvaleshencës”, Bashkia Durrës.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Durrës.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 26 298 893.60 (njëzet e gjashtë milionë e dyqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e tre pikë gjashtëdhjetë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 26 298 893.60 (njëzet e gjashtë milionë e dyqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e tre pikë gjashtëdhjetë) lekësh, përballohet nga Bashkia Durrës.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Durrës.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Durrës.
- Bashkia Durrës kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Durrës.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Durrës për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Durrës për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Durrës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONA PRIVATE E TË CILËVE PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT PËR SHPRONËSIM, PËR INTERES PUBLIK, ME OBJEKT “PROJEKTZBATIMI PËR NDËRTIMIN E SHËTITORES SË PLAZHIT TË DURRËSIT, NGA URA E DAJLANIT DERI NË GODINËN E KONVALESHENCËS”, BASHKIA DURRËS
PRONARI | TË DHËNAT KADASTRALE SIPAS KARTELËS SË PASURISË | VLERËSIMI PËR SHPRONËSIM | Shënime | ||||||||||||
Nr. rendor | Emër | Atësia | Mbiemër | ZK | Nr. i pas | Lloji i pas. | Sip. tot. | Truall | Ndërtesa | Volum | Faqe | Sip. e shpronësimit (m²) | Çmimi (lekë/m²) | Vlera (lekë) | |
1 | Mereme | Kila | 8518 | 4/50 | Truall | 727 | 727 | 0 | 68 | 156 | 34.6 | 19,336.00 | 669,025.60 | Konfirmuar nga ASHK-ja
Nr. dok. 17091. Mbi këtë truall është regjistruar një pallat me nr. pasurie 4/50- nd. v. 82 f. 12. Sqarim. Objekti nuk preket nga shpronësimi. |
|
2 | Dilaver | Mezini | 8518 | 4/49 | Truall | 73 | 73 | 0 | 68 | 157 | 12.2 | 19,336.00 | 235,899.20 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
3 | Gezim | Zija | Hoxha | 8518 | 8/110 | Truall | 500 | 500 | 0 | 13 | 98 | 138.2 | 19,336.00 | 2,672,235.20 | Konfirmuar nga ASHK-ja |
Dashuri | Zija | Hoxha | |||||||||||||
Zenel | Hasan | Korbi | |||||||||||||
Reshit | Hasan | Korbi | |||||||||||||
Rahim | Hasan | Korbi | |||||||||||||
Behixhe | Hasan | Fortuzi | |||||||||||||
Shpresa | Hasan | Raxhimi | |||||||||||||
Dhurata | Hasan | Zela | |||||||||||||
4 | Zaralanda | Skrat | Kopali | 8518 | 10/32 | Truall | 120 | 0 | 0 | 26 | 89 | 108.6 | 19,336.00 | 2,099,889.60 | Konfirmuar nga ASHK-ja |
5 | Landi | Sotir | Rexha | 8518 | 10/33 | Truall | 480 | 480 | 0 | 26 | 90 | 352.8 | 19,336.00 | 6,821,740.80 | Konfirmuar nga ASHK-ja |
Pulie | Sotir | Ciku | |||||||||||||
Mitrush | Sotir | Rexha | |||||||||||||
Andrea | Sotir | Rexha | |||||||||||||
Dafina | Sotir | Rexha | |||||||||||||
Kristaq | Sotir | Rexha | |||||||||||||
Lefka | Sotir | Cekani | |||||||||||||
Loreta | Gole | Puleshi | |||||||||||||
Mantola | Gole | Puleshi | |||||||||||||
6 | Naim | Sadri | Kapiti | 8518 | 27/112 | Truall | 400 | 400 | 94 | 17 | 248 | 195 | 19,336.00 | 3,770,520.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja
Godinë soc-ekonomike 1-k. Sqarim. Objekti nuk preket nga shpronësimi. |
7 | Abdulla | Dervishi | 8518 | 27/106 | Truall | 400 | 400 | 16 | 244 | 280.4 | 19,336.00 | 5,421,814.40 | Konfirmuar nga ASHK-ja
Me vendim nr. 1 të gjendjes civile nr. 2 Durrës, ka ndryshuar emri nga Dylbere në Vera Nuredini. Nr. dok 12697, datë 19.3.2010. Seksioni E: kufizimet e pronësisë: me kontrate sipërmarrjeje nr. 4105/1178, datë 3.11.2009. Kjo pronë vihet në favor të firmës “Novaj 2001” sh.p.k. ref. 12697. Nr. dok. 15127, datë 30.9.2011. Në bazë të deklaratës not. nr. 1508/721, datë 29.9.2011 revokohet kontrata e sipërmarrjes. nr. dok. 25935, datë 3.12.2015, në bazë të dekl. not. nr. 4157/1688/1, datë 24.11.2015 revokohet kontrata e sipërmarrjes në favor të “Qazim Invest” sh.p.k. Sqarim. sipas shkresës nr. 349/13 prot., datë 19.6.2024 të Bashkisë Durrës, ndryshimi i emrit të bashkëpronares nga Dylbere në Vera Nuredini është bërë sipas vendimit nr. 1, datë 18.12.2002, të gjendjes civile. |
||
Nurije | Seferi | ||||||||||||||
Feride | Kraja | ||||||||||||||
Muharrem | Dervishi | ||||||||||||||
Vera | Nuredini | ||||||||||||||
Sovjet | Keçi | ||||||||||||||
Aferdita | Keçi | ||||||||||||||
Agron | Keçi | ||||||||||||||
Diamada | Dervishi | ||||||||||||||
Dhurata | Kamedani | ||||||||||||||
Fatbardh | Dervishi | ||||||||||||||
Servete | Gjyzeli | ||||||||||||||
Shqipe | Sula | ||||||||||||||
Mimoza | Islamaj | ||||||||||||||
Fiqiri | Dervishi | ||||||||||||||
8 | Rexhep | Mehmet | Mehmeti | 8518 | 27/317 | Truall | 200 | 200 | 0 | 130 | 71 | 108.3 | 19,336.00 | 2,094,088.80 | Konfirmuar nga ASHK-ja |
Emanuela | Fatmir | Mehmeti | |||||||||||||
9 | Ermal | Rifat | Kapllani | 8518 | 27/357 | Truall | 148 | 148 | 142 | 99 | 130 | 19,336.00 | 2,513,680.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
26,298,893.60 |