Published on: 04/10/2021

VENDIM Nr. 554, datë 29.9.2021 PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI I SHESHIT TË KRONIT TË BOGËS”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

VENDIM

Nr. 554, datë 29.9.2021

 

PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI I SHESHIT TË KRONIT TË BOGËS”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi i sheshit të Kronit të Bogës”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Malësi e Madhe.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 185 474 (njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e katër) lekë.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 185 474 (njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e katër) lekësh, do të përballohet nga buxheti i Bashkisë Malësi e Madhe.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohet nga Bashkia Malësi e Madhe.
  6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Malësi e Madhe.
  8. Bashkia Malësi e Madhe të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Malësi e Madhe.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Malësi e Madhe, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjë regjistrimin e kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të Bashkisë Malësi e Madhe.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit dhe regjistrimi i kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Malësi e Madhe.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Bashkia Malësi e Madhe për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

LISTA PËRFUNDIMTARE E PRONARËVE, PRONË PRIVATE, QË SHPRONËSOHEN NGA NDËRTIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI I SHESHIT TË KRONIT TË BOGËS”

 

Nr. Emër Atësi Mbiemër ZK Nr. i pasurisë Lloj i pasurisë Sip. Sip. e shpronësuar/ m² Çmimi në lekë /m²  Vlera totale për shpronësim Shënime
totale
/m²
1 Zefjan Mark Ulaj 1237 160/5 arë   387.7 208 80,642 Konfirmuar nga ASHK-ja.
2 Nikolin Tom Ulaj 1237 160/7 arë   504 208 104,832 Konfirmuar nga ASHK-ja.
  Vlera totale     892   185,474  
                   
Shënime.                
1. Për tokën “arë”, çmimi i llogaritur është marrë nga vendimi nr. 89, datë 3.2.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.