Published on: 13/12/2023

VENDIM Nr. 636, datë 15.11.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI URBAN I NJËSISË ADMINISTRATIVE GJINAR, ZONA KADASTRALE 1742”, BASHKIA ELBASAN

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi urban i Njësisë Administrative Gjinar, zona kadastrale 1742”, Bashkia Elbasan.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Elbasan.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, “pyll” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 4 229 904.04 (katër milionë e dyqind e njëzet e nëntë mijë e nëntëqind e katër pikë zero katër) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 4 229 904.04 (katër milionë e dyqind e njëzet e nëntë mijë e nëntëqind e katër pikë zero katër) lekësh, përballohet nga Bashkia Elbasan.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Elbasan.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Elbasan.
  8. Bashkia Elbasan kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Elbasan.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Elbasan për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Elbasan për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Elbasan, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË CILËT SHPRONËSOHEN, PËR INTERES PUBLIK, PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI URBAN I NJËSISË ADMINISTRATIVE GJINAR, ZONA KADASTRALE 1742”, BASHKIA ELBASAN

 

Nr. rendor Pronari Të dhënat hipotekore (sipas kartelës së pasurisë) Vlerësimet për shpronësim Shënime (D+E) (Kufizime hipotekore, barrë mbi pasurinë etj.)
Pyll Truall Ndërtesë Vlera totale (lekë)
Emri Atësia Mbiemri Fshati ose qyteti Zona kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja totale Pyll ( m2) Truall ( m2) Ndërtesë (m2) Volumi Faqe Sipërfaqja (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera (lekë) Sipërfaqja (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera (lekë) Sipërfaqja

(m2)

Çmimi (lek/m2) Vlera sipas situacionit (lekë)
1 SAVETA ANASTAS BEZHANI GJINAR ELBASAN 1742 150/83 Pyll 968.12 968.12 0 0 0 0 49.6 85 4216 0 0 0 0 0 0 4216 Konfirmuar nga ASHK-ja
GURE ANASTAS BINJAKU
2 SAVETA ANASTAS BEZHANI GJINAR ELBASAN 1742 150/84/1 Pyll 902.32 902.32 0 0 0 0 166 85 14110 0 0 0 0 0 0 14110 Konfirmuar nga ASHK-ja
GURE ANASTAS BINJAKU
3 OLTA SPIRO QORRI GJINAR ELBASAN 1742 151/136 Truall 1489 0 1489 0 0 0 0 0 0 265 248 65720 0 0 0 65720 Konfirmuar nga ASHK-ja
ELONA SPIRO QORRI
INDRIT SPIRO QORRI
4 PETRO ANASTAS TOPI GJINAR ELBASAN 1742 150/54/1 Pyll 8214.2 8214.2 0 0 0 0 825.1 85 70133.5 0 0 0 0 0 0 70133.5 Konfirmuar nga ASHK-ja
SAVETA ANASTAS BEZHANI
GURE ANASTAS BINJAKU
NAUN ANASTAS TOPI
5 LLAZAR KOSTANDIN PECI GJINAR ELBASAN 1742 150/72-ND Ndërtesë 73.5 0 0 73.5 0 0 0 0 0 0 0 0 73.5   1607605.54 1607605.54 Konfirmuar nga ASHK-ja Mbi këtë pasuri kufizohen veprimet juridike deri në krijimin e marrëdhënieve me truallin, hipotekë ligjore.
6 JOSIF MITER SHQAU GJINAR ELBASAN 1742 150/30-ND Ndërtesë 35.71 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 35.71   789308 789308 Konfirmuar nga ASHK-ja
7 LEFTER JORGJI XHOLLI GJINAR ELBASAN 1742 150/109 Truall 605 0 605 0 0 0 0 0 0 510 248 126480 0 0 0 126480 Konfirmuar nga ASHK-ja
8 LEFTER JORGJI XHOLLI GJINAR ELBASAN 1742 150/73/1 Truall 2600 0 2600 0 0 0 0 0 0 259 248 64232 0 0 0 64232 Konfirmuar nga ASHK-ja
9 LEFTER JORGJI XHOLLI GJINAR ELBASAN 1742 151/103 Truall 286 0 286 0 0 0 0 0 0 88 248 21824 0 0 0 21824 Konfirmuar nga ASHK-ja Mbi këtë pasuri regjistrohet kërkesëpadia nr. 00659 akti, datë 14.4.2016,Gjyqtar I. Pashaj, Kërkesëpadi.
10 KOSTANDIN JORGJI XHOLLI GJINAR ELBASAN 1742 150/76 Ndërtesë 112 0 112 0 0 0 0 0 0 0 0 0 112   550089 550089 Konfirmuar nga ASHK-ja
11 KOSTANDIN JORGJI XHOLLI GJINAR ELBASAN 1742 150/73/2 Truall 2400 0 2400 0 0 0 0 0 0 773.7 248 191877.6 0 0 0 191877.6 Konfirmuar nga ASHK-ja
12 KOSTANDIN JORGJI XHOLLI GJINAR ELBASAN 1742 150/57 Truall 967 0 967 0 0 0 0 0 0 950.6 248 235748.8 0 0 0 235748.8 Konfirmuar nga ASHK-ja. Me vendimin nr. 1685, datë 24.12.2018, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan fshihet kërkesëpadia, fshirje kërkesëpadi.
13 KOSTANDIN JORGJI XHOLLI GJINAR ELBASAN 1742 150/119 Truall 10473 0 10473 0 0 0 0 0 0 920 248 228160 0 0 0 228160 Konfirmuar nga ASHK-ja Mbi këtë pasuri regjistrohet kërkesëpadia me nr. 0659 akti, datë 14.4.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Gjyqtar I. Pashaj, Kërkesëpadi. Me vendimin nr. 1685, datë 24.12.2018, të Gjykatës së Rrethit Elbasan, fshihet kërkesëpadia. Fshirje kërkesëpadi. Në këtë bashkim morën pjesë pasuritë sipas urdhrit.
14 KOSTANDIN JORGJI XHOLLI GJINAR ELBASAN 1742 151/102 Truall 713 0 713 0 0 0 0 0 0 218 248 54064 0 0 0 54064 Konfirmuar nga ASHK-ja. Mbi këtë pasuri regjistrohet kërkesëpadia me nr. 0659 akti, datë 14.4.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Gjyqtar I. Pashaj, kërkesëpadi.
15 KOSTANDIN JORGJI XHOLLI GJINAR ELBASAN 1742 150/72 Truall 322 0 322 0 0 0 0 0 0 322 248 79856 0 0 0 79856 Konfirmuar nga ASHK-ja. Mbi këtë pasuri regjistrohet kërkesëpadia me nr. 0659 akti, datë 14.4.2016, e Gjykatës Elbasan. Kërkesëpadi.
16 KOSTANDIN JORGJI XHOLLI GJINAR ELBASAN 1742 150/116 Truall 412 0 412 0 0 0 0 0 0 412 248 102176 0 0 0 102176 Konfirmuar nga ASHK-ja. Në këtë bashkim morën pjesë: pas n.150/30, vol. 3, f. 68, pas nr. 150/111, vol. 7, f. 235.
17 BUKURI JORGJI DUNICARI GJINAR ELBASAN 1742 151/137/11 Truall 966 0 966 0 0 0 0 0 0 47 248 11656 0 0 0 11656 Konfirmuar nga ASHK-ja
18 PETRO ANASTAS TOPI GJINAR ELBASAN 1742 150/86/2 Truall 5412.6 0 5412.6 0 0 0 0 0 0 46.2 248 11457.6 0 0 0 11457.6 Konfirmuar nga ASHK-ja.
19 PETRO ANASTAS TOPI GJINAR ELBASAN 1742 150/85/1 Pyll 533.92 0 533.92 0 0 0 14 85 1190 0 0 0 0 0 0 1190 Konfirmuar nga ASHK-ja.
  VLERA TOTALE 4229904.04