Published on: 05/05/2023

VENDIM Nr. 91, datë 22.2.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “KRIJIM HAPËSIRE REKREATIVE NË ZONËN E LIQENIT ARTIFICIAL TË QYTETIT BALLSH, BASHKIA MALLAKASTËR”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Krijim hapësire rekreative në zonën e liqenit artificial të qytetit Ballsh, Bashkia Mallakastër”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Mallakastër.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 405 900 (katërqind e pesë mijë e nëntëqind) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 405 900 (katërqind e pesë mijë e nëntëqind) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Mallakastër.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Mallakastër.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (muajve) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Mallakastër.
  8. Bashkia Mallakastër kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Mallakastër.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Mallakastër për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, Zyra Vendore Mallakastër, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Mallakastër për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Mallakastër, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, Zyra Vendore Mallakastër, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Fier për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

 

Belinda Balluku

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “KRIJIM HAPËSIRE REKREATIVE NË ZONËN E LIQENIT ARTIFICIAL TË QYTETIT BALLSH, BASHKIA MALLAKASTËR”
VLERËSIMI PËR SHPRONËSIM
  PRONARI TË DHËNAT KADASTRALE TOKE ARË
Nr. Emri Atësia Mbiemri Fshat/

qytet

Nr. i pas. ZK Lloji i pasurisë Sip. totale Sip. e shpronësuar (m2) Çmimi   (lek/

m2)

Vlera (lek) Vlera totale Shënime
1 Dashnor Adem Malasi Ballsh 30/40 1090 Arë 1600 1600 123 196,800 196,800 Konfirmuar nga ASHK Zyra Vendore Mallakastër.   Çmimi prej 123 lekësh/m2 është sugjeruar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me shkresën nr. 3720/1 prot., datë 15.7.2022, administruar pranë Bashkisë Mallakastër me nr. 3520/1 prot., date 19.7.2022
2 Veledin Adem Malasi Ballsh 30/42 1090 Arë 1700 1700 123 209,100 209,100 Konfirmuar nga ASHK Zyra Vendore Mallakastër.   Çmimi prej 123 lekësh/m2 është sugjeruar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me shkresën nr. 3720/1 prot., datë 15.7.2022, administruar pranë Bashkisë Mallakastër me nr. 3520/1 prot., date 19.7.2022
TOTALI 405 900