Published on: 21/12/2021

VKM Nr. 783, datë 15.12.2021

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR, NYJA TEG”

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i segmentit rrugor, nyja TEG”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “tokë arë” “truall” dhe “ndërtesë”, me vlerë të përgjithshme prej 64 499 504 (gjashtëdhjetë e katër milionë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e pesëqind e katër) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 64 499 504 (gjashtëdhjetë e katër milionë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e pesëqind e katër) lekësh, përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
  5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
  6. Shpronësimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
  8. Autoriteti Rrugor Shqiptar kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Rurale 1, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe bën kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Rurale 1, pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohet procesi i hedhjes se gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Rurale 1, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Arben Ahmetaj

 

 

LISTA E PRONARËVE, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË SHPRONËSOHEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR, NYJA TEG”

 

PRONARI Nr. i pas. Lloji i pasurisë Sip. totale VLERËSIMET VLERA TOTALE (LEKË)
Emri i pronarit ZK Sip. shprons. (m2) TOKE ARË TOKE TRUALL OBJEKT SOC.-EK. OBJEKT BANIMI
Nr. Sip. e shpron. Vlera Total Sip e shpron. Vlera Total Sip e shpron. Total Sip e shpron. Vlera Total Shënime
1 Kadri Hasan Husha 2704 533/4 Arë + truall 825 825 325 523 169,975 500 3,283 1,641,500 315 15,759,302 73 66,500 4,867,800 22,438,577 Konfirmim ASHK
2 Albsina Group 2529 574/3 Arë 2,400 206 206 523 107,738                 107,738 Konfirmim ASHK
3 Avni Doda 2529 583/13 Arë 5,372 1,050 1,050 523 549,150                 549,150 Konfirmim ASHK
4 Pajtim Struga 2529 583/14 Arë + truall 4,000 365 365 523 190,895                 190,895 Konfirmim ASHK
5 Pullumb Tahir Krraba Ismet

Islam Krraba

2529 583/28 Truall + ndërtesë 4,116 486       486 3,283 1,595,538 1,100 38052267       39,647,805 Konfirmim ASHK
6 Renalda Refit Korbeci 2529 583/17 Pemëtore 4,000 2,680 2,680 523 1,401,640                 1,401,640 Konfirmim ASHK
7 Jonald Ali Agolli 2704 547/76 Ullishte 1,875 129 129 523 67,467                 67,467 Konfirmim ASHK
8 Luan Pelivan Betaj 2704 547/66 Ullishte 2,795 57 57 523 29,811                 29,811 Konfirmim ASHK
9 Jonald Ali Agolli 2704 547/77 Ullishte 2,250 127 127 523 66,421                 66,421 Konfirmim ASHK
VLERA TOTALE E SHPRONËSIMIT                 64,499,504