Publikuar më: 28/04/2022

KËRKESË Nr. 213/5, datë 5.4.2022 PËR SHPRONËSIM PUBLIK

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën “Për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit ‘Rikonstruksioni i segmentit Shkodër (mbikalimi i trenit) – Mes’”.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Me anë të këtij publikimi, kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”.

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 2 500 418 (dy milionë e pesëqind mijë e katërqind e tetëmbëdhjetë) lekë.

 

 DREJTOR I PËRGJITHSHËM

 KRYETAR I KOMISIONIT

TË POSAÇËM TË SHPRONËSIMEVE

 Erlis Hereni

LISTA EMËRORE PARAPRAKE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË TË CILËVE SHPRONËSOHEN

PËR EFEKT TË NDËRTIMIT TË SEGMENTIT ‘SHKODËR (MBIKALIMI I TRENIT)-MES’”

Nr. Pronari ZK Nr. i pasurisë Sipërfaqe totale e pronës m2   Të dhënat e pasurisë VLERA TOTALE (lekë) Adresa e pronarit Shënime  
Emri Atësia Mbiemri  
Sip. m² çmimi m² Vlera në lek Lloji i pasurisë  
1 Bashkëpronarët Zalli 8593 17/339 1522 287 8511    2,442,657  truall   2,442,657  Shkodër-Golem Konfirmuar nga ASHK-ja  
2 Frangë Kol Pali 1790 112/6 250 137.2 421 57,761.20  truall 57,761.20  Shkodër-Golem Konfirmuar nga ASHK-ja  
  Vlera paraprake              2,500,418     2,500,418