Publikuar më: 28/04/2022

KËRKESË Nr. 43/7, datë 1.4.2022 PËR SHPRONËSIM PUBLIK

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për një shtesë në vendimin nr. 867, datë 12.12.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti ‘Ndërtimi i rrugës paralele, ‘Tiranë–Vorë’, krahu i majtë’”. Subjekti kërkues i këtij projekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për një shtesë në VKM-në nr. 867, datë 12.12.2007, pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “tokë arë”, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur. Vlera totale paraprake e shpronësimit është 612 864 (gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë.

DREJTOR I PËRGJITHSHËM KRYETAR I KOMISIONIT TË POSAÇËM TË SHPRONËSIMEVE

Erlis Hereni