Publikuar më: 06/04/2022

KËRKESË Nr. 43/7, datë 1.4.2022 PËR SHPRONËSIM PUBLIK

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për një shtesë në vendimin nr. 867, datë 12.12.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga  projekti ‘Ndërtimi i rrugës paralele, ‘Tiranë–Vorë’, krahu i majtë’”.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për një shtesë në VKM-në nr. 867, datë 12.12.2007, pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “tokë arë”, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur.

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 612 864 (gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë.

 

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

KRYETAR I KOMISIONIT TË POSAÇËM TË SHPRONËSIMEVE

Erlis Hereni

LISTA EMËRORE PARAPRAKE E PRONARËVE PASURITË E PALUAJTSHME,  PRONË PRIVATE, TË TË CILËVE PREKEN NGA SHPRONËSIMI I “RRUGËVE PARALELE TIRANË–VORË, NË SUPERSTRADËN TIRANË–VORË”

 

Nr.   Pronari Zona kad. Numri i pasurisë Sip. totale Lloji i pas. Sipërfaqe shpronësimi Çmimi lekë/(m2) Vlera (lekë) Shënime Adresa
Emri Atësia Mbiemri
1 Eugen Ali Elezaj 3974 243/29 5000 arë 1021 448 457,408 Konfirmuar nga ASHK-ja Tiranë.
2 Eugen Ali Elezaj 3974 247/80 1254 arë 347 448 155,456 Konfirmuar nga ASHK-ja Kavajë, rruga “Lagja 1” godina hyrje apartamenti.
Vlera totale paraprake 612,864