Publikuar më: 20/10/2021
Kërkese për Shpronësim, për interes publik
Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Rikualifikimi urban i lulishtes panoramike pranë Lumit Devoll, blloku nr.1, Qyteti Maliq”.
Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Maliq.
Me anë të këtij publikimi, kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM-në nr. 89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në vendimin nr.138, datë 23.02.2000 “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik, për pasuritë e llojit “ndërtesë banimi ose jo banimi”, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur.
Vlera totale paraprake e shpronësimit është 858,333 (tetëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë.
DREJTORI I PËRGJITHSHËM
Kryetar
i Komisionit të Posaçëm të Shpronësimeve
Erlis HERENI
LISTA EMËRORE PARAPRAKE E PRONARËVE QË PREKEN NGA ZBATIMI I PROJEKTIT | ||||||||||||||||||||||
“RIKUALIFIKIMI URBAN I LULISHTES PANORAMIKE PRANË LUMIT DEVOLL, BLLOKU NR.1, QYTETI MALIQ” | ||||||||||||||||||||||
Nr. | PRONARI | TË DHËNAT (mbi pasurinë, sipas ASHK-Korçë | VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM, SIPAS LLOJIT TË PASURISË | SHËNIME | ||||||||||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Fshati ose Qyteti | Zona Kadastrale | Nr. i pasurisë | Lloji I pasurisë | Sip. Totale (m²) | “Truall” (m²) | “Ndërtesë”(m²) | Volumi | Faqe | “Ndërtesë” | “Trualli” | VLERA TOTALE (lekë) | ||||||||
Sipërfaqja (m²) | Çmimi (lekë/m²) | Vlera (lekë) | Sipërfaqja (m²) | Çmimi (lekë/m²) | Vlera (lekë) | |||||||||||||||||
1 | Andrea Jani Bazelli, Pranvera Avni Ibo, Anesti Jani Bazelli, Andon Jani Bazelli | Maliq | 2573 | 1/120 | Truall + Ndërtesë | 53 | 53 | 50.4 | 8 | 120 | 50.4 | situacion/çmimet EKB | 764,258 | 53 | 1,775 | 94,075 | 858,333 | Konfirmuar nga ASHK “pasuria Nr. 1/120 në rradhorët e hipotekës, figuron e regjistruar kontrata e shitblerjes me Nr. 4353 rep., Nr. 3153 Kol., datë 28.10.1996, sipas të cilës Avni Bazelli ka blerë objektin “Agjencia Maliq” , së bashku me truallin me sip. 50.4 m²”. | ||||
2 | Shtet | Maliq | 2573 | 1/433 | Truall | 1791.6 | 1791.6 | 0 | 9 | 231 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | Konfirmuar nga ASHK | |||||
Vlera totale e shpronësimt në Lekë | 858,333 | |||||||||||||||||||||