Publikuar më: 23/05/2022

KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Agjencia Shtetërore për Shpronësim shpall kërkesën “Për shpronësim për interes publik, të pronarëve të pasurive pronë private, që preken nga projekti “Projektimi i shkollës së bicikletave për grupmoshat 7-10 vjec,Tiranë”.

 

Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë.

 

Me anë të këtij publikimi, kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim,  për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM nr. 89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.

 

Personat që preken nga ky projekt të cilët kanë emrin në tabelën e publikuar dhe personat të cilët preken por nuk figurojnë në këto lista, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e proçedurave të shpronësimit, në Bashkinë Tiranë, si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësim.

 

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 399,239,042 (treqind e nëntëdhjetë e nëntë milionë e dyqind e tridhjetë e nëntë mijë e dyzet e dy) lekë.

 

 

     DREJTORI I PËGJITHSHËM

 

   KRYETAR

            I KOMISIONIT TË POSAÇËM TË SHPRONËSIMEVE

 

                                                                                                                                                                     Erlis Hereni

LISTA EMËRORE PARAPRAKE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE,  QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “PROJEKTIMI I SHKOLLES SE BICIKLETAVE PER GRUPMOSHAT 7-10 VJEC, TIRANE
NR.   PRONARI Zona Kad. Numri  Pasurisë Sip. Totale Lloji Pas. Sipërfaqe e shpronësuar Çmimi lekë/m2  Vlera totale (lekë) Shënime
Emri Atësia Mbiemri
1 Bashkia Tirane 8160 6/375 300 Truall 300 0                   – Konfirmuar nga AShK
2 Bashkia Tirane 8160 6/377 223.7 Truall 81 0                   – Konfirmuar nga AShK
3 Bashkia Tirane 8160 6/372 1368.7 Truall 1368.7 0                   – Konfirmuar nga AShK
4 BP Tartari, Hoxha, Nepravishta 8160 6/440 692.55 Truall 692.55 66,969    46,379,381 Konfirmuar nga AShK
5 BP Grori, Matoshi, Dervishi, Rama, Global Construction, Karaj, Kotoni, Dodaj, Nikalla, Hyka, Pina, Shehu, Asllani, Abazaj, Memeti etj. 8160 6/438 5269 Truall 5269 66,969  352,859,661 Vendoset sekuestro shkresa nr.3116 prot., date 12.11.2021, prot 10027 date 17.11.2021. Pjesa takuese 2163/30000 ne pronesi te Denis Matoshit  Vendimi 29 date 2021 vensoset sekuestro shkresa nr.3116 prot date 12.11.2021 prot 10027 date 17.11.2021. Pjesa takuese 2163/30000 ne pronesi te Denis Matoshit Vendimi 29 date 7.11.2021.                                                                          Depozituar K.SIP me Shoq A&A CONSTRUCTION Nr.1163/357, date 04.11.2020, nr. 999/327 date 21.10.2020, nr.1065/334 date 27.10.2021, nr.1229/376+Nr.1228/376, date 20.11.2020, nr.1052/332, date 24.10.2020, nr.1224/371, date 19.11.2020, nr.993/325 date 20.10.2020, nr.998/326, date 21.10.2020, nr.1227/374, date 20.11.2020
6 Shtet 8160 6/26 1251 Trotuare 463 0                   – Konfirmuar nga AShK
7 Bashkia Tirane 8160 6/437 1710 Truall 386 0                   – Konfirmuar nga AShK
8 Bashkia Tirane 8160 6/439 559 Truall 9 0                   – Konfirmuar nga AShK
Vlera paraprake  399,239,042