Publikuar më: 27/08/2021

KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Sarajet e Libohovitëve|,Muzeu Etnografik i Tiranës”.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë.

Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016,“Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në VKM-në nr. 138,datë 23.2.2000,“Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronë private, që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, për pasuritë e llojit “ndërtesë banimi”, konfirmuar me çmim mesatar shitblerjesh nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore, Tirana Veri, me shkresën nr.2482/5 prot., datë 17.8.2021.

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 505 843 802.6 (pesëqind e pesë milionë e tetëqind e dyzete tre mijë e tetëqind e dy pikë gjashtë) lekë.

 

   KRYETAR IKOMISIONIT TË POSAÇËM TË SHPRONËSIMEVE

                                             Klodiana Guci