Publikuar më: 31/01/2022
KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK
Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik, të pronarëve të pasurive pronë private, që preken nga realizimi i objektit “Rivitalizimi u rrugës “Andon Profka” dhe i hapësirave përreth saj, Fier”.
Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Fier.
Me anë të këtij publikimi, kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur si më poshtë vijon:
- Për pasuritë e llojit “truall”, vlerësimi është kryer bazuar në Vendimin nr. 89, datë 03.02.2016 të Këshillit të Ministarve “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”;
- Për pasuritë e llojit “ndërtesë/ njësi”, vlerësimi është kryer sipas VKM nr. 138, datë 23.03.2000, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, i ndryshuar;
Personat që preken nga ky projekt të cilët kanë emrin në tabelën e publikuar dhe personat të cilët preken por nuk figurojnë në këto lista, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e proçedurave të shpronësimit në Bashkinë Fier, si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin.
Vlera totale paraprake e shpronësimit është 6,084,267 (gjashtë milionë e tetëdhjetë e katër mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e shtatë ) lekë.
DREJTORI I PËGJITHSHËM
KRYETAR
I KOMISIONIT TË POSAÇËM TË SHPRONËSIMEVE
Erlis Hereni
LISTA EMËRORE PARAPRAKE E PRONAVE DHE PRONARËVE, QË DO TË SHPRONËSOHEN PËR OBJEKTET: (PËR OBJEKTET E BANIMIT, SHËRBIMIT DHE TRUALLIT) QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “ANDON PROFKA” | |||||||||||
Nr | EMËR ATËSIA MBIEMËR | Zona Kad. | NR. Pas. | Sip. e truallit (m2) | Sip. e objektit të shërbimit (m2) | Lloji i pasurisë | Çmimii I truallit (l/m2) | Vlera e objektit të shërbimit sipas situacionit (lekë) | Vlera e truallit (lekë) | Vlera totale e truallit dhe objektit shërbimit (lekë) | KONFIRM ZVRPP |
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
1 | GEZIM MALO MUHAJ | 8534 | 4/59 | 13.2 | truall | 12,893 | 170,187.60 | 170,187.60 | ME ÇERTIFIKATË PRONËSIE | ||
2 | DARVIN XHEMAL LLOSHI | 8534 | 4/115 | 7.6 | truall | 12,893 | 97,986.80 | 97,986.80 | ME ÇERTIFIKATË PRONËSIE | ||
3 | ENVER XHEMAL LLOSHI | 8534 | 4/21 | 14.6 | truall | 12,893 | 188,237.80 | 188,237.80 | ME ÇERTIFIKATË PRONËSIE | ||
4 | SULEJMAN BARJAM DINE | 8534 | 5/201-ND | 47 | 47 | truall +njësi | 12,893 | 1,519,465 | 605,971.00 | 2,125,436.00 | ME ÇERTIFIKATË PRONËSIE |
5 | REXHEP SULA; | 8534 | 5/163-N2 | 42 | njësi | 1,210,398 | – | 1,210,398.00 | ME ÇERTIFIKATË PRONËSIE | ||
6 | LATIF BEHAR SAKAJ | 8534 | 5/163-B1 | 34.4 | bodrum | 991,372 | – | 991,372.00 | ME ÇERTIFIKATË PRONËSIE | ||
7 | FESTIM HAMITAJ | 8534 | 5/163-N1 | 42 | njësi | 1,210,398 | – | 1,210,398.00 | ME ÇERTIFIKATË PRONËSIE | ||
8 | Novruz Teki Zylalaj Donald Teki Zylalaj Qemal Teki Zylalaj | 8534 | 4/24+1-1; 4/24+1-2; 4/24+1-3; | 7 | truall | 12,893 | 90,251.00 | 90,251.00 | ME ÇERTIFIKATË PRONËSIE | ||
Vlera totale paraprake | 6,084,267.2 |