Publikuar më: 27/08/2021

KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Agjencia Shtetërore për Shpronësim shpall kërkesën “Për shpronësim për interes publik, të pronarëve të pasurive pronë private, që preken nga projekti “Ndërtim sistemim i rrugës Gjykatë-Akademia e Marinës-7 Pallatet, faza I”.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Vlorë.

Me anë të këtij publikimi, kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM nr. 89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.

Personat që preken nga ky projekt të cilët kanë emrin në tabelën e publikuar dhe personat të cilët preken por nuk figurojnë në këto lista, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e proçedurave të shpronësimit, në Bashkinë Vlorë, si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësim.

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 545,150 (pesëqind e dyzet e pesë mijë e njëqind e pesëdhjetë) lekë.

                                                                         DREJTORI I PËGJITHSHËM

                                                Kryetar i Komisionit të Posaçëm të Shpronësimeve

                                                                                            Erlis Hereni

 

Nr. Emër Atesi  Mbiemër Z.K. Nr. i pasurisë Lloj i pasurise Sip. Sip.e shpronësuar/ m² Çmimi në lekë /m²  Vlera totale për shpronësim Shënime
Totale
/m²
1 Bp Sadiku 8602 36/277 truall 50 10,903 545,150 Konfirmuar nga ASHK
Vlera totale                     50  545,150
Shënime:
1.  Për tokën “Truall”, çmimi i llogaritur është marrë nga Vendimi nr. 89, datë 03.02.2016 i Këshillit të Ministarve “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”;