Publikuar më: 16/09/2022

KËRKESËNr. 183/8, datë 15.7.2022 PËR SHPRONËSIM PUBLIK

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Referuar kërkesës për shpronësim, të dërguar nga Bashkia Fier, me nr.6676/2 prot.,   datë 20.10.2020, protokolluar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me nr.7452 prot.,                   datë 21.10.2020, “Për shpronësim, për interes publik, të pronarëve të pasurive pronë private, që preken nga projekti “Rehabilitimi i Lumit “Gjanica”, faza II, segmenti nga ish Ura me shkallë deri tek Ura e Sheqit”, Fier, kërkojmë nga ana Juaj që:

 

Bazuar në pikën 1, të nenin 15, të Ligjit nr.8561, datë.22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, i ndryshuar,  të bëhet publikimi i kërkesës “Për shpronësim për interes publik, të pronarëve të pasurive pronë private, që preken nga projekti “Rehabilitimi i Lumit “Gjanica”, faza II, segmenti nga ish Ura me shkallë deri tek Ura e Sheqit”, Fier, sipas tekstit dhe tabelës paraprake, bashkëlidhur kësaj shkrese.

 

Publikimi i kërkesës për shpronësim, të bëhet në numrin tuaj të ardhshëm.

 

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK

 

Agjencia Shtetërore për Shpronësim shpall kërkesën “Për shpronësim për interes publik, të pronarëve të pasurive pronë private, që preken nga projekti “Rehabilitimi i Lumit “Gjanica”, faza II, segmenti nga ish Ura me shkallë deri tek Ura e Sheqit”, Fier.

 

Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Fier.

 

Me anë të këtij publikimi, kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim,   për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM nr. 89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, ndërsa vlerësimi  i objektit të banimit  është bërë sipas VKM nr.138, datë 23.03.2000, i  ndryshuar, me çmimin mesatar të shitblerjeve për tre muajt e fundit, referuar shkresës nr.8732/3 prot, datë 28.10.2020 të Agjencisë Shtetërorë të Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier.

Personat që preken nga ky projekt të cilët kanë emrin në tabelën e publikuar dhe personat të cilët preken por nuk figurojnë në listë, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e proçedurave të shpronësimit, në Bashkinë Fier, si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësim.

 

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 64,006,655 (gjashtëdhjetë e katër milionë  e gjashtë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë) lekë.

 

Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin,

 

 

     DREJTORI I PËGJITHSHËM

 

                                                                                              KRYETAR

            I KOMISIONIT TË POSAÇËM TË SHPRONËSIMEVE

 

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                          Erlis Hereni

 LISTA EMERORE PARAPRAKE E  PRONAREVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT  “REHABILITIMI I LUMIT “GJANICA”, FAZA II, SEGMENTI NGA ISH URA ME SHKALLË DERI TEK URA E SHEQIT”, FIER
Nr EMER ATESIA MBIEMER  Zona Kad. NR. Pas. Sip. totale e pasurise (m2) Sip. e objektit te banimit (m2) Sip. e truallit (m2) Sip. e objektit te sherbimit (m2) Çmimi objektit te banimit (l/m2)  Cmimi I truallit (l/m2)  Vlera e objektit te sherbimit sipas situacionit (lek)  Vlera e objektit te banimit (lek)  Vlera e truallit (lek) VLERA Totale e truallit, objektit te banimit dhe sherbimit (lek) KONFIRM ZVRPP
1 Gezim Meçe 8532 6/666 550 550 12458                     –           6,851,900             6,851,900 ME ÇERTIFIKATE PRONESIE
2 Lumturi Hamdi Meçe, Genci Xhevat Meçe, Ermira Xhevat Malasi 8532 6/667 34 34 12458                     –              423,572                423,572 ME ÇERTIFIKATE PRONESIE
3 Klamona Lena & Irena Skëndaj 8532 6/552 300 300 12458                     –           3,737,400             3,737,400 ME ÇERTIFIKATE PRONESIE
4 Merushe Gjoedeshi,   Artur Sabri Gjojdeshi, Neritan Gjojdeshi, Flora Sabri Gjojdeshi, Natasha Sabri Gjojdeshi, Arben Sabri Gjojdeshi 8532 6/253 300 300 12458                     –           3,737,400             3,737,400 ME ÇERTIFIKATE PRONESIE
5 Olimbi Kilo Gjeçi, Niko Kilo Gjeçi, Kozma Kilo Gjeçi, Afroviti Kilo Gjeçi, Parashqevi Kilo Gjeçi, Vllasji Kilo Gjeçi, Dhori Kilo Gjeçi, Foto Kilo Gjeçi, Grigor Kilo Gjeçi. 8532 6/548 1300 346 12458                     –           4,310,468             4,310,468 ME ÇERTIFIKATE PRONESIE
6 Elis Kuçi & Blerina Kuçi 8532 13/203 414 80.2 12458                     –              999,132                999,132 ME ÇERTIFIKATE PRONESIE
7 Vjollca Breca & Luan Breca 8532 13/202 413 62.6 12458                     –              779,871                779,871 ME ÇERTIFIKATE PRONESIE
8 Isa Dobra 8532 13/201 413 71.3 12458                     –              888,255                888,255 ME ÇERTIFIKATE PRONESIE
9 Bashkim Rakipaj 8531 1/206 300 105.7 194.3 52,062 12458         5,502,929           2,420,589             7,923,518 ME ÇERTIFIKATE PRONESIE
10 Agim Kamberaj 8531 1/199 170 170 12458                     –           2,117,860             2,117,860 ME ÇERTIFIKATE PRONESIE
11 Nuri Sako 8532 6/48 1260 355.8 12458                     –           4,432,556             4,432,556 ME ÇERTIFIKATE PRONESIE
12 Kristaq Goga, Dhoksie Goga, Niko Goga, Eglantina Goga 8531 1/529-ND 0 315.5 52,061.77       16,425,488           16,425,488 ME ÇERTIFIKATE PRONESIE
13 Faslli Lika, Xhevdet Lika 8531 1/133 500.14 500.14 12458                     –           6,230,744             6,230,744 ME VERTETIM HIPOTEKOR
14 Vitori Beta, Arben Beta, Arjan Beta, Alketa Beta 8531 1/133-ND 0 130.0 52,061.77         5,148,490                        –             5,148,490 ME ÇERTIFIKATE PRONESIE
 SHUMA TOTALE           64,006,655
Vlerësimi i tokës truall është llogaritur bazuar në VKM nr. 89, datë 03/02/2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.
Vlerësimi i objekteve të banimit është bërë me çmimin mesatar të shitblerjeve për tre muajt e fundit, referuar shkresës nr.8732/3 prot, datë 28.10.2020 të Agjencisë Shtetërorë të Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier.Vlerësimi i pasurisë “objekt shërbimi”, është bërë sipas VKM nr.138, datë 23.03.2000 I ndryshuar