Publikuar më: 28/04/2023

Nr. 137, datë 8.3.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA PROJEKTI “MBIKALIM KËMBËSORËSH, BAHÇALLËK”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga projekti “Mbikalim këmbësorësh, Bahçallëk”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
  3. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 2 978 850 (dy milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 2 978 850 ( dy milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekësh, përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
  8. Autoriteti Rrugor Shqiptar kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të shtetit në përgjegjësi administrimi të Autoritetit Rrugor Shqiptar të pasurisë që shpronësohet, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasurinë e shpronësuar në favor të shtetit në përgjegjësi administrimi të Autoritetit Rrugor Shqiptar, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

 

 

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “MBIKALIM KËMBËSORËSH, BAHÇALLËK”
TË DHËNAT E PRONËSISË TË DHËNAT KADASTRALE (SIPAS KARTELËS SË PASURISË) TË DHËNAT E PASURISË TOKE TRUALL QË SHPRONËSOHET KUFIZIME HIPOTEKARE Adresa e pronarit
Nr. Emri Mbiemri Nr. i pas. ZK Sip. totale Sip. e shpronësuar (m2) ÇMIMI (lek/m2) Vlera (lek) Vlera totale Shënime
1 Esat Malevija 17/638 8591 350 350 8511 2978850 2978850 Konfirmime nga ASHK-ja Bashkia Shkodër RR/l Bahçallëk
Hava Malevija
Daut Malevija
Rifat Malevija
Hajrullah Malevija
Shuajp Malevija
Halid Jula
Ermira Jula
Bardhyl Jula
Satbere Jula
Qemal Bashli
Suzana Bashli
Nezihate Bashli
Agron Bashli
Halit Bashli
Lirije Bashli
Valbona Bashli
Bajram Bashli
Milihat Bashli
Nazmi Bashli
Ermira Bashli (Kadija)
Zamir Bashli (Hoxha)
Saime Bashli (Salko)
Ylvet Demi
Durrije Demi
Ali Demi
Zija Demi
VLERA TOTALE 2978850 2978850