Publikuar më: 30/04/2024

Të dhëna të hapura

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

ASHSH – PROJEKTE WEB PERFUNDIMTAR

INFORMACION 

Ju bëjmë me dije se aktualisht Agjencia Shtetërore për Shpronësimin (ASHSH) nuk ka në administrim buxhet/fond për mbulimin e shpenzimeve të shpronësimit.

ASHSH në zbatim të Udhëzimit nr.7, datë 7.5.2007 “Për përdorimin e fondit të shpronësimeve”, ndryshuar me Udhëzimin nr. 33, datë 2.12.2022, në mbështetje të vendimive të Këshillit të Ministrave, për çdo pronar privat apo subjekt të shpronësuar krijon dosjen përkatëse, në përputhje me Ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i ndryshuar dhe me përfundimin e kompletimit ligjor të dosjes, harton listëpagesën e miratuar zyrtarisht nga titullari i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin dhe i bashkëlidhet kërkesës zyrtare dhe paraqitet për pagesë nëpërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pranë ministrit përgjegjës për financat.

Theksojmë se ky proces ndiqet për të gjitha ato VKM shpronësimi për të cila përdoret llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë.