Publikuar më: 27/06/2022
SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK
Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 144, datë 22.2.2017, të Këshillit të Ministrave “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi urban i qytetit të Pukës”.
Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Pukë.
Me anë të këtij publikimi, kërkojmë të vëmë në dijeni personin e prekur nga ky shpronësim, për interes publik, për pasurinë e paluajtshme, pronë private, i cili do të kompensohet sipas vlerësimit paraprak të llogaritur si:
- Për objektin e llojit “njësi”, vlerësimi është bërë sipas VKM nr. 138, datë 23.03.2000, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, i ndryshuar.
Personi që preket nga ky projekt, i cili ka emrin në tabelën e publikuar dhe personat të cilët preken por nuk figurojnë në këtë listë, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e proçedurave të shpronësimit në Bashkinë Pukë, si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin.
Vlera totale paraprake e shpronësimit është 1,528,477 (një milion e pesëqind e njëzetë e tetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë) lekë.
DREJTORI I PËGJITHSHËM
KRYETAR
I KOMISIONIT TË POSAÇËM TË SHPRONËSIMEVE
Erlis Hereni
LISTA EMËRORE PARAPRAKE E PRONARIT, PASURIA E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, E TË CILIT PREKET NGA DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 144, DATË 22.2.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI URBAN I QYTETIT TË PUKËS” | |||||||||||
Lloji i pasurisë së palujteshme që shpronësohet: “Ndërtesë”, | |||||||||||
Nr | TË DHËNAT E PRONËS | ||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Zona Kadastrale | Nr. Pasurisë | Lloji i pasurisë | Sip. totale e objektit të shpronësuar m2 | Sip që shpronësohet e objektit m² | Vlera e e objektit me situacion lekë | Shënime | ||
1 | Gezim Mustaf Kurtalia | 3069 | 1/422-N | Njësi | 54.72 | 54.72 | 1,528,477 | Konfirmuar nga ASHK, Drejtoria Vendore Pukë | |||
Sipërfaqe totale shpronësimi m2 | 54.72 | ||||||||||
Vlera totale paraprake e shpronësimt në lekë | 1,528,477 | ||||||||||
Shënime: | |||||||||||
1. Për objektin e llojit “njësi”, vlerësimi është bërë sipas VKM nr. 138, datë 23.03.2000, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, i ndryshuar, |