Publikuar më: 01/03/2022
VENDIM Nr. 105, datë 16.2.2022
PËR SHPRONËSIMIN PËR INTERES PUBLIK TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI URBAN I LULISHTES PANORAMIKE PRANË LUMIT DEVOLL, BLLOKU NR. 1, QYTETI MALIQ”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Rikualifikimi urban i lulishtes panoramike pranë lumit Devoll, blloku nr. 1, qyteti Maliq”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Maliq.
- Pronarët kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 858 333 (tetëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 858 333 (tetëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Maliq.
- Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Bashkia Maliq.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët, e përmendur në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Maliq.
- Bashkia Maliq kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Maliq.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Korçë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe bën kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Maliq.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Korçë, pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë në favor të Bashkisë Maliq për pasurinë e shpronësuar.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Maliq, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Korçë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Arben Ahmetaj
LISTA EMËRORE E PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME QË SHPRONËSOHEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT
“RIKUALIFIKIMI URBAN I LULISHTES PANORAMIKE PRANË LUMIT DEVOLL, BLLOKU NR. 1, QYTETI MALIQ”
Nr. | Pronari | Të dhënat mbi pasurinë, sipas ASHK Korçë | Vlerësimet për shpronësim, sipas llojit të pasurisë | Shënime | ||||||||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Fshati ose qyteti | Zona kadastrale | Nr. i pasurisë | Lloji i pasurisë | Sip. totale (m²) | Truall
(m²) |
Ndërtesë
(m²) |
Volumi | Faqe | Ndërtesë | Truall | Vlera totale (lekë) | ||||||
Sipërfaqja
(m²) |
Çmimi (lekë/m²) | Vlera (lekë) | Sipërfaqja (m²) | Çmimi (lekë/m²) | Vlera (lekë) | |||||||||||||||
1 | Andrea Jani Bazelli, Pranvera Avni Ibo, Anesti Jani Bazelli, Andon Jani Bazelli | Maliq | 2573 | 1/120 | Truall + ndërtesë | 53 | 53 | 50.4 | 8 | 120 | 50.4 | Situacion/
çmimet nga EKB-ja |
764,258 | 53 | 1,775 | 94,075 | 858,333 | Konfirmuar nga ASHK-ja | ||
Vlera totale e shpronësimit në lekë | 858,333 |