Publikuar më: 28/04/2023

VENDIM Nr. 106, datë 1.3.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIJETËZIMI I SITEVE DHE I MONUMENTEVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE TË PREKURA NGA TËRMETI NË SHQIPËRI, BRENDA KUFIRIT TË ZONËS ARKEOLOGJIKE “B”, TË QYTETIT TË DURRËSIT”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rijetëzimi i siteve dhe i monumenteve të trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti në Shqipëri, brenda kufirit të zonës arkeologjike “B”, të qytetit të Durrësit”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Qendrës Muzeore Durrës, Ministria e Kulturës.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 28 892 636 (njëzet e tetë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 28 892 636 (njëzet e tetë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekësh, përballohet nga buxheti i Ministrisë së Kulturës.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Ministria e Kulturës.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Ministrisë së Kulturës.
  8. Ministria e Kulturës kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Ministria e Kulturës.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Qendrës Muzeore Durrës, Ministria e Kulturës, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Qendrës Muzeore Durrës, Ministria e Kulturës, të pasurive që shpronësohen, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Kulturës, Qendra Muzeore Durrës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

lista emërore  e pronareve, të pasurive te paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “rijetëzimi i siteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti në Shqipëri, brenda kufirit të zonës arkeologjike “b” të qytetit të Durrësit”

 

NR. PRONARI TË DHËNA HIPOTEKARE SHËNIME

 (Kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.)

TRUALL VLERA  TOTALE  (lek)
Emri Atësia Mbiemri Fshati ose qyteti Z. kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja totale Arë  (m2) Truall  (m2) Ndërtesë (m2) Volumi Faqe Sipërfaqja (m2) Çmimi   (lek/m2) Vlera    (lek)
  A B C C Ç D E F G H I J K O P Q Y Z
1 Trashëgimtarët e familjes Dovana     DURRËS 8512 25/171 TRUALL 2580   2580   31 72 1104.36 19155 21154016 21154016 Data e regjistrimit 15.3.2004 – Prona kufizohet për plotësim dokumentacioni me urdhër të regjistruesit nr. 5, datë 9.1.2004. Ka 5 ndërtime pa leje: NPL1=220.60 m2; NPL2=90.72 m2; NPL3=70.28 m2; NPL4=109.23 m2; NPL5=28.18 m2. Ka mbivendosje me pasuritë: 25/26 (vol.31, f. 79); 25/147(vol. 28, f. 48); 25/146 (vol. 28, f. 49); 25/31 (vol. 28, f. 51). Data e regjistrimit 20.1.2007 – Kufizohet prona deri ne përfundimin e procedurës se hetimit për fshirje të pasurisë. Në bazë të v. 10, datë 15.1.‘10 është vendosur pezullimi i shqyrtimit nr. 5, datë 20.1.‘09 të EVRPP deri në përfundimin e procedimit penal nr. 331 të vitit 2009 për sip. 26.4 m2. Konfirmuar nga ASHK-ja
2 Agim Kol Berisha DURRËS 8512 25/130 TRUALL 404   404   18 18 404.0 19155 7738620 7738620 Konfirmuar nga ASHK-ja
Sofije   Berisha
Marije   Berisha
Bukurije   Berisha
Gjorgjina   Berisha
Pashko   Berisha
Donika   Berisha
Aleksandra   Berisha
Marta   Berisha
Antoneta   Berisha
  VLERA TOTALE       28 892 636