Publikuar më: 28/04/2023
VENDIM Nr. 107, datë 1.3.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RESTAURIMI DHE RIKUALIFIKIMI URBAN I ZONËS PERSPEKTIVE TID, ME VENDNDODHJE NË PARKUN ARKEOLOGJIK DURRËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, si dhe të nenit 13, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës perspektive TID, me vendndodhje në Parkun Arkeologjik Durrës”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Ministrisë së Kulturës.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 89 163 005.10 (tetëdhjetë e nëntë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e pesë pikë dhjetë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 89 163 005.10 (tetëdhjetë e nëntë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e pesë pikë dhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Ministrisë së Kulturës.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Ministrisë së Kulturës.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Ministrisë së Kulturës.
- Ministria e Kulturës kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Ministria e Kulturës.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Drejtoria Vendore Durrës pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Kulturës, të pasurive që shpronësohen, sipas këtij vendimi.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Kulturës, sipas këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Kulturës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, E TE CILËVE PREKEN NGA NDËRTIMI I PROJEKTIT “RESTAURIMI DHE RIKUALIFIKIMI URBAN I ZONËS PRESPEKTIVE TID, ME VENDNDODHJE NË PARKUN ARKEOLOGJIK I DURRËSIT”
Nr. | PRONARI | TË DHËNA KADASTRALE (SIPAS KARTELËS SË PASURISË) | TË DHËNAT E PASURIVE QË SHPRONËSOHEN | S H Ë N I M E (KUFIZIME HIPOTEKARE, BARRE MBI PASURINË etj.) | |||||||||||||||||||
TRUALL | BODRUM | NDËRTESË | VLERA TOTALE (lekë) | ||||||||||||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Fshati ose Qyteti | Z. Kadastrale | Nr. i pasurisë | Lloji i pasurisë | Sipërfaqa Totale | Ndërtesë (m2) | Truall (m2) | Volumi | Faqe | Sipërfaqa (m2) | Çmimi (lekë/m2) | Vlera (lekë) | Sipërfaqa (m2) | Çmimi (lekë/m2) | Vlera (lekë) | Sipërfaqa Totale (m2) | Çmimi (lekë/m2) | Vlera (lekë) | |||
A | B | C | D | E | F | G | H | I | J | K | L | P | Q | R | S | T | U | V | X | Y | Z | ||
1 | Agron | Besim | Mema | DURRËS | 8512 | 24/10 | TRUALL | 116 | 96 | 116 | 24 | 201 | 116 | 19155 | 2221980 | 0 | 0 | 0 | 192.00 | 99600 | 19,123,200.0 | 21,345,180.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja |
2 | Marije | Athanas | Kostandini | DURRËS | 8512 | 24/587 | TRUALL | 196 | 130 | 196 | 54 | 47 | 196 | 19155 | 3754380 | 0 | 0 | 0 | 130.00 | 99600 | 12,948,000.0 | 16,702,380.00 | Banesë 2-katëshe, konfirmuar nga ASHK-ja |
Paskal | Athanas | Simaku | |||||||||||||||||||||
Lica | Athanas | Buda | |||||||||||||||||||||
Tatjana | Onço | Simaku | |||||||||||||||||||||
Vanina | Vangjel | Simaku | |||||||||||||||||||||
Naum | Athanas | Simaku | |||||||||||||||||||||
Antonel | Vangjel | Simaku | |||||||||||||||||||||
Sofije | Daut | Simaku | |||||||||||||||||||||
Athanas | Mihal | Simaku | |||||||||||||||||||||
Mirela | Mihal | Simaku | |||||||||||||||||||||
3 | Bujar | Shaban | Tepshi | DURRËS | 8512 | 23/62/ND | Ndërtesë | 96.5 | 96.5 | 0 | 63 | 157 | 0.0 | 0 | 0 | 31 | 0 | 302798.7 | 96.50 | 99600 | 9,611,400.0 | 9,914,198.70 | Pasuria e llojit “Bodrum”, nuk ka të përcaktuar çmim në lekë/m2, pasi është vlerësuar me situacion punimesh. Kati përdhes 96.5 m², kati nën tokë: podrum 31 m², pa marrëdhënie me truallin, ndodhet mbi pasurinë nr. 23/62, vol 23 faqe 115. Konfirmuar nga ASHK-ja |
4 | Petrit | Maliqati | DURRËS | 8512 | 23/224 | TRUALL | 170 | 80.92 | 170 | 35 | 79 | 170.0 | 19155 | 3256350 | 0 | 0 | 0 | 144.60 | 99600 | 14,402,160.0 | 17,658,510.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
Miranda | Maliqati | ||||||||||||||||||||||
5 | Abdulla | Kacani | DURRËS | 8512 | 24/380 | Truall + ndërtësë | 104.00 | 68.00 | 104.00 | 41 | 134 | 104.0 | 19155 | 1992120 | 0 | 0 | 0 | 68.0 | 99600 | 6,772,800.0 | 8,764,920.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
Aishe | Kacani | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||||||||||||||||||||
Elda | Kacani | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||||||||||||||||||||
Dorina | Kacani | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||||||||||||||||||||
6 | Abdulla | Kacani | DURRËS | 8512 | 24/381 | Truall + ndërtesë | 69.43 | 69.43 | 69.43 | 41 | 135 | 69.43 | 19155 | 1329931.65 | 0 | 0 | 0 | 69.43 | 99600 | 6,915,228.0 | 8,245,159.65 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
Rukije | Arifaj | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||||||||||||||||||||
Fatime | Tafaruci | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||||||||||||||||||||
Elda | Kacani | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||||||||||||||||||||
Dorina | Kacani | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||||||||||||||||||||
7 | Margarit | Kristo | Liti | DURRËS | 8512 | 24/12 | Truall | 118 | 0 | 118 | 14 | 147 | 118.0 | 19155 | 2260290 | 0 | 0 | 0 | 0.00 | 99600 | – | 2,260,290.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja |
Spiro | Kristo | Liti | Konfirmuar nga ASHK | ||||||||||||||||||||
Thanas | Kristo | Liti | Konfirmuar nga ASHK | ||||||||||||||||||||
Kleopatra | Kristo | Liti | Konfirmuar nga ASHK | ||||||||||||||||||||
Liljana | Kristo | Liti | Konfirmuar nga ASHK-ja | ||||||||||||||||||||
8 | Hava | Kacani | DURRËS | 8512 | 24/545 | Truall | 19.6 | 10 | 19.6 | 46 | 178 | 19.6 | 19155 | 375438 | 0 | 0 | 0 | 10.00 | 99600 | 996,000.0 | 1,371,438.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
9 | Indrit | Kacani | DURRËS | 8512 | 24/546 | Truall | 16 | 16 | 16 | 48 | 179 | 16.0 | 19155 | 306480 | 0 | 0 | 0 | 16.00 | 99600 | 1,593,600.0 | 1,900,080.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
Elsa | Kacani | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||||||||||||||||||||
10 | Agim | Shefik | Qoshja | DURRËS | 8512 | 24/13 | Truall | 52.25 | 0 | 52.25 | 23 | 33 | 52.25 | 19155 | 1000848.75 | 0 | 0 | 0 | 0.00 | 0 | – | 1,000,848.75 | Konfirmuar nga ASHK-ja |
16497818.4 | 302798.7 | 72,362,388.00 | 89,163,005.10 | ||||||||||||||||||||
VLERA TOTALE | 9,163,005.10 |