Publikuar më: 26/03/2024

VENDIM Nr. 119, datë 6.3.2024 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION DHE NDËRTIM I RRUGËVE ‘KSANTHIPI ZYKO’ DHE ‘ABDYL YPI’, BASHKIA DURRËS”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion dhe ndërtim i rrugëve ‘Ksanthipi Zyko’ dhe ‘Abdyl Ypi’, Bashkia Durrës”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Durrës.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 9 241 113.3 (nëntë milionë e dyqind e dyzet e një mijë e njëqind e trembëdhjetë pikë tre) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 9 241 113.3 (nëntë milionë e dyqind e dyzet e një mijë e njëqind e trembëdhjetë pikë tre) lekësh përballohet nga Bashkia Durrës.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Durrës.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Durrës.
  8. Bashkia Durrës kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Durrës.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Durrës, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Durrës, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Durrës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Durrës dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

 

LISTA EMËRORE  E PRONARËVE, PASURITË, PRONË PRIVATE, TË TË CILËVE SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK, PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION DHE NDËRTIM I RRUGËVE ‘KSANTHIPI ZYKO’ DHE ‘ABDYL YPI’, BASHKIA DURRËS”

Nr. PRONARI TË DHËNAT KADASTRALE (SIPAS KARTELËS SË PASURISË) VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM Vlera totale/lekë Shënime (kufizime hipotekore, barrë mbi pasurinë, etj.)
TRUALL NDËRTESË
Emër Atësia Mbiemër Fshati/qyteti Z. kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sip. totale/m2 Truall/m2 Ndërtesë/m2 Sipërfaqja/m2 Çmimi (lekë/m2) Vlera/lekë Sipërfaqja/m2 Çmimi (lekë/m2) Vlera/lekë
1 Albert Hasan Abazaj Durrës 8513 2/927 Truall 509 509 260 220 12,945 2,847,900 0 0 0 2,847,900 Konfirmuar nga ASHK-ja.
2 Hasan Abazi Durrës 8513 2/929/ND Ndërtesë 20 0 20 0 0 0 20.00 67,500 1,350,000 1,350,000 Konfirmuar nga ASHK-ja, E- Kjo ndërtesë ndodhet mbi pasurinë nr. 2/645 vol. 38 fq. 245. D- e vlefshme vetëm për të mundësuar blerjen e trualli. Pasuria nr. 2/645, sipas kartelës së pasurisë është në pronësi shtet.
3 Nurije Falli Durrës 8513 2/643 Truall 134,94 134,94 59 76 12,945 983,043.3 59 67,500 3,982,500 4,965,543.3 Konfirmuar nga ASHK-ja, vihet ne H/L në favor të Fondit Besa me k. hip nr. 1778/486/4 datë 26.6.2018. Sipas shkresës nr. 10/1 prot., datë 17.1.2024, të Bashkisë Durrës, lëvrimi i fondit të shpronësimit do të qëndrojë e ngrirë deri në sqarimin e barrës hipotekore me vendim Gjykate të formës së prerë.
4 Lavdrim Balla Durrës 8513 2/997 Truall 103 103 52 6 12,945 77,670 0 0 0 77,670 Konfirmuar nga ASHK-ja.
Drita Musa Balla
VLERA TOTALE 3,908,613.3 5,332,500 9,241,113.3