Publikuar më: 05/05/2023
VENDIM Nr. 13, datë 18.1.2023 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 122, DATË 5.3.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR ‘UNAZA E MADHE E TIRANËS (KOMUNA E PARISIT–RRUGA E KAVAJËS)’, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Në vendimin nr. 122, datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
- Pikat 3 dhe 4 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqet “tokë”, me vlerë 464 014 103.6 (katërqind e gjashtëdhjetë e katër milionë e katërmbëdhjetë mijë e njëqind e tre pikë gjashtë) lekë, “objekte”, me vlerë 552 299 823 (pesëqind e pesëdhjetë e dy milionë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e njëzet e tre) lekë, “kultura bujqësore”, me vlerë 1 561 500 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e pesëqind) lekë, dhe “truall”, me vlerë 737 208 (shtatëqind e tridhjetë e shtatë mijë e dyqind e tetë) lekë”.
“4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit për “tokë”, “objekte”, “truall” dhe “kultura bujqësore” është 1 018 612 634.6 (një miliard e tetëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e katër pikë gjashtë) lekë.”.
- Pas pikës 6 shtohet pika 6.1, me këtë përmbajtje:
“6.1 Vlera shtesë e shpronësimit, prej 1 063 927 (një milion e gjashtëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë) lekësh, përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.”.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
III. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
- Tabelës bashkëlidhur vendimit nr. 122 datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, i shtohet edhe tabela bashkëlidhur këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 1, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
LISTA EMËRORE E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VKM-në 122, DATË 5.3.2014, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR ‘UNAZA E MADHE E TIRANËS (KOMUNA E PARISIT–RRUGA E KAVAJËS)’, TË NDRYSHUAR”
Nr. | Emri | Atësia | Mbiemri | Zona kadastr. | Numri ipasurisë | Sip. totale m2 | Lloji i pasurisë | TOKË TRUALL | TOKE ARË | Ndërtesë soc., ek. | Vlera totale (lek) | SHËNIME | ADRESA | ||||||
Sipërfaqja | Çmimi | Vlera | Sipërfaqe e shpronësuar | Çmimi (lek/m2) | Vlera lek | Sipërfaqe e shpronësuar | Vlera sipas preventivit | ||||||||||||
e shpronësuar (m2) | (lek/m2) | lekë | |||||||||||||||||
1 | SEID | OSMAN | MERSINI | 3292 | 112/55 | 250 | TRUALL | 6 | 3,413 | 20,478 | 16 | 326,719 | 347,197 | Kufizohen veprimet mbi pasurinë në bazë të SHK ZQRPP nr. 6287/3, datë 26.10.2006, deri në një urdhër të dytë. Urdhri nr. 1914, datë 26.9.2011. | Tiranë | ||||
2 | ADELINA | ISA | BANA | 3292 | 100/40 | 210 | TRUALL | 210 | 3,413 | 716,730 | 716,730 | Konfirmuar nga ASHK-ja Tiranë | Tiranë | ||||||
AVDULLA | DURO | BANA | |||||||||||||||||
TOTALI | 737,208 | 326,719 | 1,063,927 |