Publikuar më: 28/04/2023
VENDIM Nr. 135, datë 8.3.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “UJËSJELLËSI I FSHATIT DUHANAS, FSHATI LAPARDHA 1, OTLLAK DHE ORIZAJ”, BERAT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Ujësjellësi i fshatit Duhanas, fshati Lapardha 1, Otllak dhe Orizaj”, Berat.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Berat.
- Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 137 025 (njëqind e tridhjetë e shtatë mijë e njëzet e pesë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 137 025 (njëqind e tridhjetë e shtatë mijë e njëzet e pesë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Berat.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh, përballohet nga Bashkia Berat.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohet për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Berat.
- Bashkia Berat kryen procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Berat.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasurinë e shpronësuar në favor të Bashkisë Berat, sipas këtij vendimi.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë në favor të Bashkisë Berat për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Berat, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Berat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
TABELA E SHPRONËSIMIT TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “UJËSJELLËSI I FSHATIT DUHANAS, FSHATI LAPARDHA 1, OTLLAK DHE ORIZAJ”, BERAT
NR. | PRONARI | TË DHËNA HIPOTEKARE | VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM | Vlera totale | SHËNIME
(D+E Kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.) |
|||||||||
ARË | ||||||||||||||
EMRI | ATËSIA | MBIEMRI | Fshati ose qyteti | Zona kadastrale | Nr. pasurisë | Lloji i pasurisë | Sipërfaqja
totale |
Arë
(m2) |
Sipërfaqja
(m2) |
Çmimi (lek/m2) | Vlera (lek) | |||
A | B | C | C | Ç | D | E | F | G | L | M | N | Z | ||
1 | Sulo | Rexhep | Toska | Berat | 1561 | 181/6 | Arë | 1200 | 1200 | 675 | 203 | 137,025.00 | 137,025.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja |
VLERA TOTALE | 137,025.00 |