Publikuar më: 28/04/2023
VENDIM Nr. 147, datë 13.3.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA PROJEKTI “NDËRTIMI I LINJËS 110 kV UNAZA E TIRANËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Ndërtimi i linjës 110 kV Unaza e Tiranës”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST).
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, “ullishte” dhe “pemëtore”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 378 770.21 (një milion e treqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë pikë njëzet e një) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 1 378 770.21 (një milion e treqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë pikë njëzet e një) lekësh, përballohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST).
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST).
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST).
- Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST) kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST).
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë, në favor të shtetit dhe në përgjegjësi administrimi të Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST) për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 1, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit dhe në përgjegjësi administrimi të Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a., (OST) për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
- Ngarkohen Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST), Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 1, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMËRORE E PRONARËVE TË PASURISË TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT
“NDËRTIMI I LINJËS 110 kV UNAZA E TIRANËS”
NR.Rendor | NR.Shtylle | PRONARI | TË DHËNA KADASTRALE | VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM | Shënime | ||||||||||||
“ARË” | VLERA TOTALE (lekë) | ||||||||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Fshati ose Qyteti | Z. Kadastrale | Nr. i pasurisë | Lloji i pasurisë | Sipërfaqja totale “Arë” (m2) | Sipërfaqja (m2) | Çmimi (lekë/m2) | Vlera (lekë) | |||||||
A | B | C | C | Ç | D | E | F | L | M | N | Y | ||||||
1 | 1 | Myrteza | Shaban | Gjashta | Petrelë | 2947 | 371/11 | Arë | 8000 | 162.05 | 470 | 76,163.50 | 76,163.50 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
2 | 1 | Myrteza | Shaban | Gjashta | Petrelë | 2947 | 371/11 | Arë | 8000 | 139.90 | 470 | 65,753.00 | 65,753.00 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
3 | 8 | Skender | Abdyl | Tujani | Mjull Bathore | 2704 | 381/154 | Ullishte | 4675 | 254.08 | 523 | 132,883.84 | 132,883.84 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
4 | 9 | Petrit | Arif | Osma | Mjull Bathore | 2704 | 381/173 | Ullishte | 16000 | 190.44 | 523 | 99,600.12 | 99,600.12 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
5 | 10 | Xhuljo | Qemal | Husha | Mjull Bathore | 2704 | 509/7 | Ullishte | 3500 | 94.67 | 523 | 49,512.41 | 49,512.41 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
6 | 11 | Suela, Mimoza | Zyhdi, Jahja | Husha, Husha | Mjull Bathore | 2704 | 508/2 | Ullishte | 4000 | 114.92 | 523 | 60,103.16 | 60,103.16 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
7 | 13 | Suela, Mimoza | Zyhdi, Jahja | Husha, Husha | Mjull Bathore | 2704 | 532/46 | Arë | 445 | 296.87 | 523 | 155,263.01 | 155,263.01 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
8 | 15 | Zelije, Dilaver Petrit, Ismail, Duhije Shyqyri Zejnepe Kismete Adriana Enkel | Bathorja Bathorja Bathorja Bathorja Metalla Bathorja Maçi Sadiku Bathorja Bathorja | Lundër | 2529 | 363/4 | Arë | 4625 | 168.74 | 523 | 88,251.02 | 88,251.02 | Konfirmuar nga ASHK-ja | ||||
9 | 16 | Sali | Ramazan | Shalqizi | Lundër | 2529 | 716/2 | Pemëtore | 1230 | 102.21 | 523 | 53,455.83 | 53,455.83 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
10 | 18 | Bajram | Shkalla | Farkë e Madhe | 1604 | 383/1 | 86.12 | 448 | 38,581.76 | 38,581.76 | Konfirmuar nga ASHK-ja | ||||||
11 | 19 | Demir | Tahir | Plaku | Farkë e Vogël | 1605 | 212/43 | Arë | 1700 | 116.42 | 448 | 52,156.16 | 52,156.16 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
12 | 21 | Bashkim, Dalip, Hamide, Mehmet, Mustafa, Myzejen, Qanie | Mersin Mersin Mersin Mersin Mersin Mersin Mersin | Balla,
Balla, Balla Demiri, Balla, Balla, Demetja(Balla) Spahiu(Balla) |
Farkë e Vogël | 1605 | 225/23 | Arë | 18000 | 62.29 | 448 | 27,905.92 | 27,905.92 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
13 | 22 | Dashamir | Misir | Balla | Farkë e Vogël | 1605 | 222/20 | Arë | 3000 | 75.3 | 448 | 33,734.40 | 33,734.40 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
14 | 24 | Dashamir | Riza | Kaperi | Farkë e Vogël | 1605 | 164/9 | Arë | 1000 | 102.21 | 448 | 45,790.08 | 45,790.08 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
15 | 25 | Sali | Kaperi | Farkë e Madhe | 1605 | 25/54 | Arë | 1000 | 77.09 | 448 | 34,536.32 | 34,536.32 | Konfirmuar nga ASHK-ja | ||||
16 | 26 | Haxhi | Bajram | Kaperi | Farkë e Madhe | 1605 | 25/3 | Arë | 9440 | 145.2 | 448 | 65,049.60 | 65,049.60 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
17 | 27 | Resmije, Marigena, Anisa, Florenc | Hazem, Rifat, Rifat, Rifat | Qepa,
Lamaj, Qepa, Qepa |
Farkë e Madhe | 1605 | 18/2 | Ullishte | 2756 | 102.21 | 448 | 45,790.08 | 45,790.08 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
18 | 28 | Mynyr | Mustafa | Hafuzi | Farkë e Vogël | 1605 | 3/18 | Arë | 6800 | 177.69 | 448 | 79,605.12 | 79,605.12 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
19 | 29 | Shefqet | Maliq | Çollaku | Farkë e Madhe | 1604 | 401/14 | Arë | 1750 | 175.03 | 448 | 78,413.44 | 78,413.44 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
20 | 30 | Eduard, Zelije, Agron | Tahir, Hysen, Tahir | Tresa,
Tresa, Tresa |
Farkë e Madhe | 3976 | 333/119 | Arë | 8569.5 | 112.57 | 448 | 50,431.36 | 50,431.36 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
21 | 33 | Rihan, Arben, Alked, Saimir | Shkreta, Shkreta, Shkreta, Shkreta | Farkë e Madhe | 3976 | 184/4 | Arë | 7000 | 102.21 | 448 | 45,790.08 | 45,790.08 | Konfirmuar nga ASHK-ja | ||||
VLERA TOTALE | 1,378,770.21 | ||||||||||||||||