Publikuar më: 22/01/2024

VENDIM Nr. 19, datë 17.1.2024 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE DURRËS – TERMINALI I TRANSPORTIT PUBLIK TIRANË (PPT) DHE LIDHJA ME AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS (TIA)”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – terminali i transportit publik Tiranë (PPT) dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA)”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” sh.a.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 104 085 941.87 (njëqind e katër milionë e tetëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e dyzet e një pikë tetëdhjetë e shtatë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 104 085 941.87 (njëqind e katër milionë e tetëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e dyzet e një pikë tetëdhjetë e shtatë) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga shoqëria “Hekurudha Shqiptare” sh.a.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
  8. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga shoqëria “Hekurudha Shqiptare” sh.a.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Kamzë Vorë dhe Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 2, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë që shpronësohen sipas këtij vendimi në favor të shtetit në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për shoqërinë “Hekurudha Shqiptare” sh.a.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë që shpronësohen sipas këtij vendimi në favor të shtetit në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për shoqërinë “Hekurudha Shqiptare” sh.a.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, shoqëria “Hekurudha Shqiptare” sh.a., drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kamzë Vorë dhe Tiranë Rurale 2, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

 

 

 

 

LISTA E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME PRONË PRIVATE E TË  CILËVE SHPRONËSOHEN PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT, PËR INTERES PUBLIK, “REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE DURRËS – TERMINALI I TRANSPORTIT PUBLIK TIRANË (PTT) DHE LIDHJA ME AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS (TIA)”

 

NR. P R O N A R I TË DHËNAT KADASTRALE (SIPAS KARTELËS SË PASURISË)  V L E R Ë S I M E T  P Ë R  S H P R O N Ë S I M S H Ë N I M E

(Kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.)

ARË  VLERA  TOTALE  (lek)
Emri Atësia Mbiemri Fshati ose qyteti Z. kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja totale Arë (m2)   Truall (m2)   Ndërtesë (m2) Volumi Faqe Sipërfaqja (m2) Çmimi  (lek/m2)  Vlera    (lek)
  A B C C Ç D E F G H I J K L M  N  Y Z
1 SHOQËRIA ALFA SHA BËRXULL 1167 544/28 ARË 1200 1200     11 177 49.0 2114.82  103,626.18  103,626.18 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
2 ADRIATIK PETRIT ÇEJKU BËRXULL 1167 470/80 ARË 2400 2400     13 148 1890.0 2114.82 3,997,009.80 3,997,009.80 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja      Bllokuar në favor të Banka Credins për shumën 3000000 lekë K. Hip.  4873/1762
3 SAFIE MATRAXHI, BILBIL MATRAXHI,FITORE MEMA MATRAXHI, ZEJNEL MATRAXHI,    BASHKIM MATRIXHI, BESIM MATRAXHI,   MANUSHAQE MATRAXHI BËRXULL 1167 470/71 ARË 6400 6400     12 89 2510.0 2114.82  5,308,198.20  5,308,198.20 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
4 GAZMEND HALIT MJOLLI, GLOTILDA HAMIT XHAFA BËRXULL 1167 470/74 ARË 1400 1400     13 26 1201.0 2114.82 2,539,898.82 2,539,898.82 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
5 FORCIM SHEFKI ÇEJKU BËRXULL 1167 470/81 ARË 1200 1200     13 169 879.0 2114.82 1,858,926.78  1,858,926.78 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja  Pas.  rivlerësohet me shumën 6000000, datë 20.2.2020, ap. nr. 1762, rivlerësim ap. 1762, datë 13.2.2020
6 DILAVER SHEFKI ÇEJKU BËRXULL 1167 470/82 ARË 1200 1200     13 170 210.0 2114.82  444,112.20  444,112.20 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja         Rivlerësohet pas. me 6000000 lekë rap. vlerësimi ing . Tomorr Kotorrja. Aplikim nr. 1807, datë 14.2.2020
7 MARIE MUSTAFA XHIXHO BËRXULL 1167 470/64 ARË 1500 1500     12 9 1038.0 2114.82 2,195,183.16    2,195,183.16 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
8 XHEMILE HAKA ,     ALTIN HAKA,    AGRON  HAKA BËRXULL 1167 480/24 ARË 3000 3000     10 167 1145.0 2114.82  2,421,468.90 2,421,468.90 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
9 SAMI ALI HAKA BËRXULL 1167 480/63 ARË 22506 22506     14 71 1389.0 2114.82 2,937,484.98 2,937,484.98 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja

Mbi këtë pas. qëndron pasuria nr. 480/63/nd. vol. 15, f. 162 ZK 1167. Ndërtesa nuk preket nga shpronësimi.

10 JAKUP ABDULLA HAKA BËRXULL 1167 310/8 ARË 4000 4000     4 166 323.0 2114.82 683,086.86    683,086.86 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
11 XHEMAILE HARIF HAKA BËRXULL 1167 310/9 ARË 4000 4000     4 167 1270.0 2114.82  2,685,821.40  2,685,821.40 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
12 IDRIZ ABDULLAH HAKA BËRXULL 1167 310/12 ARË 4000 4000     4 170 1430.0 2114.82  3,024,192.60 3,024,192.60 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
13 BLERIM SHERIF HAKA BËRXULL 1167 310/18 ARË 2000 2000     13 112 246.0 2114.82  520,245.72 520,245.72 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
14 LATIF   HAKA BËRXULL 1167 203/3 ARË 8000 55     3 59 346.0 2114.82   731,727.72   731,727.72 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
15 IBRAHIM SHABAN HAKA BËRXULL 1167 203/4 ARË 5300 5300     3 60 2688.0 2114.82  5,684,636.16  5,684,636.16 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
16 BESNIK DAUT HAKA BËRXULL 1167 203/5 ARË 5400 5400     3 61 693.0 2114.82 1,465,570.26   1,465,570.26 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
17 LIMAN   REZI BËRXULL 1167 134/10 ARË 7900 7900     12 153 755.0 2114.82 1,596,689.10   1,596,689.10 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
18 AGIM LIMAN REZI BËRXULL 1167 134/12 ARË 5100 5100     12 161 605.0 2114.82 1,279,466.10   1,279,466.10 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
19 QAZIM   REZI BËRXULL 1167 134/5 ARË 6900 6900     2 245 338.0 2114.82   714,809.16  714,809.16 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
20 MUHARREM HASAN REZI BËRXULL 1167 134/6 ARË 3700 3700     2 246 208.0 2114.82 439,882.56    439,882.56 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
21 ALI HASAN REZI BËRXULL 1167 134/8 ARË 3800 3800     2 248 29.0 2114.82    61,329.78    61,329.78 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
22 ROLAND ENVER HYSA BËRXULL 1167 133/16 ARË 3000 3000     9 130 45.0 2114.82    95,166.90    95,166.90 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
23 BUKURIE   ALLMETA BËRXULL 1167 133/14 ARË 1500 1500     9 128 71.0 2114.82   150,152.22   150,152.22 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja  Pas. rivlerësohet me shumën 672000 lekë, i vlefshëm deri në transaksionin e radhës d. trashëgimisë ap. nr. 19694, datë 19.10.2020
24 DAUT HYSEN ALLMETA BËRXULL 1167 133/27 ARË 5000 5000     12 214 535.9 2114.82 1,133,332.04  1,133,332.04 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja       Kërkesë nr. 7885, datë 2909.206, vlera e pas. është në shumën 2240000 lekë
25 PETRIT RAMAZAN ALLMETA BËRXULL 1167 133/26 ARË 2500 2500     12 213 354.0 2114.82 748,646.28    748,646.28 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
26 ROLAND ENVER HYSA BËRXULL 1167 133/10 ARË 5100 5100     2 237 1059.0 2114.82 2,239,594.38 2,239,594.38 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
27 ROLAND ENVER HYSA BËRXULL 1167 133/8 ARË 4500 4500     2 235 807.0 2114.82 1,706,659.74   1,706,659.74 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
28 ROLAND ENVER HYSA BËRXULL 1167 133/7 ARË 5100 5100     2 234 977.0 2114.82 2,066,179.14   2,066,179.14 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
29 HANKE RAMAZAN HAKA,

FLORETA HALIM MICI,

ILIR HALIM HAKA,

EDMOND HALIM HAKA

BËRXULL 1167 133/33 ARË 3100 3100     15 72 368.0 2114.82  778,253.76  778,253.76 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
30 ROLAND ENVER HYSA BËRXULL 1167 133/28 ARË 1820 1820     12 226 346.0 2114.82   731,727.72   731,727.72 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
31 AHMET ABDULLA HOXHA BËRXULL 1167 133/24 ARË 4500 4500     12 165 913.0 2114.82  1,930,830.66 1,930,830.66 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
32 AGIM ABDULLA HOXHA BËRXULL 1167 133/3 ARË 4000 4000     2 230 671.0 2114.82 1,419,044.22  1,419,044.22 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
33 SHERIF ABDULLA HOXHA BËRXULL 1167 133/5 ARË 4500 4500     2 232 636.0 2114.82 1,345,025.52   1,345,025.52 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
34 AHMET ABDULLA HOXHA BËRXULL 1167 133/23 ARË 2000 2000     12 164 443.0 2114.82 936,865.26    936,865.26 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
35 HASIM ILMI SPAHIU BËRXULL 1167 133/21 ARË 6480 6480     10 192 1479.0 2114.82 3,127,818.78   3,127,818.78 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
36 HAMDI REXHEP NDREU BËRXULL 1167 29/20 ARË 2000 2000     13 24 948.0 2114.82 2,004,849.36 2,004,849.36 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
37 MAZLLAM MEHMET LAMA QEREKË 3096 231/9 ARË 10762 10762     4 52 2210.0 5287.05 11,684,380.50 11,684,380.50 KONFIRMUAR NGA ASHK–ja

Rivlerësohet pas. me vlerën 3185552 lekë

38 MEHMET MAZLLAM LAMA QEREKË 3096 231/8 ARË 2880 2880     4 117 605.0 5287.05 3,198,665.25  3,198,665.25 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja   Rivlerësohet pas. me vlerën 852480 lekë
39 GANI MEHMET LAMA QEREKË 3096 231/7 ARË 3040 3040     4 43 498.0 5287.05 2,632,950.90 2,632,950.90 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
40 ZENEL MEHMET LAMA QEREKË 3096 231/6 ARË 13780 13700     4 42 1992.0 5287.05 10,531,803.60 10,531,803.60 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
41 METUSH ZENEL LAMA QEREKË 3096 231/5 ARË 5562 5562     4 40 819.0 5287.05 4,330,093.95 4,330,093.95 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
42 HAZUR BAFTJAR LAMA QEREKË 3096 231/4 ARË 20952 20952     4 62 1853.0 5287.05  9,796,903.65 9,796,903.65 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
43 FERIDE TEFIK JATA,

XHEVAHIR SAMI JATA,

PERPARIM SAMI JATA,

LULJETA SAMI GJANA JATA,

KUJTIM SAMI JATA,

ILIR SAMI JATA

QEREKË 3096 231/3 ARË 19909 19909     11 190 152.0 5287.05 803,631.60 803,631.60 KONFIRMUAR NGA ASHK-ja
VLERA TOTALE 104,085,941.87 104,085,941.87