Publikuar më: 28/04/2023

VENDIM Nr. 191, datë 5.4.2023 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 587, DATË 7.9.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘NDËRTIMI I HIDROCENTRALIT ‘GRABOVA 2’, MBI PELLGUN UJËMBLEDHËS TË PËRROIT TË GRABOVËS, DEGË E LUMIT TË DEVOLLIT, NË QARKUN ELBASAN’”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Në vendimin nr. 587, datë 7.9.2022, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
  2. a) Në pikat 3 dhe 4, togfjalëshi “… 355 395 (treqind e pesëdhjetë e pesë mijë e treqind e nëntëdhjetë e pesë) lekë …” zëvendësohet me “… 441 671.16 (katërqind e dyzet e një mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e një pikë gjashtëmbëdhjetë) lekë …”.
  3. b) Në tabelën bashkëlidhur vendimit shtohen nënndarjet me numër rendor 12, 13 dhe 14, me të dhënat sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i shoqërisë koncesionare “H.K HEC Grabova 2” sh.p.k.
  5. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, shoqëria koncesionare “H.K HEC Grabova 2” sh.p.k., Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Gramsh dhe Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Elbasan për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

 KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE QË PREKEN NGA SHPRONËSIMI, PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VKM-në NR. 587, DATË 7.9.2022, PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I HIDROCENTRALIT ‘GRABOVA 2’, MBI PELLGUN UJËMBLEDHËS TË PËRROIT TË GRABOVËS, DEGË E LUMIT TË DEVOLLIT, NË QARKUN ELBASAN”

 

Nr. PRONARI Të dhënat (mbi pasurinë sipas ASHK-së) Vlerësimet për shpronësim sipas llojit të pasurisë Vlera totale (lek) Shënime
Shpronësim tokë “arë”
Emri Atësia Mbiemri ZK Nr. i pasurisë Volumi Faqe Lloji i pasurisë Sipërfaqja totale Sipërfaqja (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera (lek)
Prona në zonën kadastrale ZK 2413, Gramsh
12 LULËZIM SEFER TAÇE 2413 33 3 63 Arë 1150 167.85 174  29,205.90  29,205.90 Konfirmuar nga ASHK-ja
13 SHTET     2413 34 3 157 Arë 11800 74.38 174  12,942.12  12,942.12 Konfirmuar nga ASHK-ja
14 SHTET     2413 273 4 5 Arë 4500 253.61 174  44,128.14  44,128.14 Konfirmuar nga ASHK-ja
  Vlera totale  86,276.16