Publikuar më: 22/01/2024

VENDIM Nr. 20, datë 17.1.2024 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “LIDHJA E RRUGËS TRANSBALLKANIKE ME PORTIN DETAR”, VLORË

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Lidhja e Rrugës Transballkanike me portin detar”, Vlorë.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Vlorë.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, “ndërtesë”, “njësi” dhe “apartament”, me një vlerë të përgjithshme prej 182 020 370.86 (njëqind e tetëdhjetë e dy milionë e njëzet mijë e treqind e shtatëdhjetë pikë tetëdhjetë e gjashtë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 182 020 370.86 (njëqind e tetëdhjetë e dy milionë e njëzet mijë e treqind e shtatëdhjetë pikë tetëdhjetë e gjashtë) lekësh përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Vlorë.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
  8. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Vlorë.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Vlorë.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Vlorë.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

 

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK, NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “LIDHJA E RRUGËS TRANSBALLKANIKE ME PORTIN DETAR”, VLORË

 

Nr. Pronari ZK Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Volum  Faqe Truall m2 Ndërtesë m2 Adresa  Sipërfaqe trualli për shpronësim  Çmimi i truallit lek/m²  Vlera e truallit lek Sipërfaqe ndërtimi për shpronësim  Çmimi i ndërtimit lek/m² Vlera e ndërtimit, lek  Vlera e truallit dhe ndërtesë Shënime
1 Viron Xhavara 8604 32/39-ND Ndërtesë 28 225   105 Vlorë       105  52,296.00  5,491,080.00  5,491,080.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Sipas origjinës objekti është i llojit banim. Trualli që ndodhet nën këtë pasuri është në pikën 2 të tabelës.

2 Viron Xhavara 8604 32/39-T Truall 28 224 140   Vlorë  92  6,899.00  634,708.00      –  634,708.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Kufizim. Plotësim dosjeje. Prona është me hartë e vjetër.

3 Sose Lato Barjami 8604 32/243 Truall 20 119 54   Vlorë  54  6,899.00  372,546.00      –  372,546.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
4 Sose Lato Barjamaj 8604 32/306+1-ND1/1 Ndërtesë 20 124   54 Vlorë    6,899.00  – 54    –  1,731,506.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Vlera e ndërtesës është llogaritur me situacion punimesh, pasi objekti, sipas origjinës së pronës është i llojit  bar-bufe. Trualli që ndodhet nën këtë pasuri është në piken 3 të tabelës.

5 Shoqëria “Orikum” sh.p.k., Edison Sali 8604 32/306+1-ND1/2 Ndërtesë 20 125   73 Vlorë    6,899.00  – 73    –  2,340,740.00 Konfirmuar nga ASHK-ja Vlera e ndërtesës është llogaritur me situacion punimesh, pasi objekti, sipas origjinës së pronës është i llojit  njësi. Trualli që ndodhet nën këtë pasuri është në pikën 7 të tabelës.
6 Salvatore Tafuro 8604 32/306+1-ND2 Ndërtesë 20 123   127      6,899.00  – 127    –  4,072,246.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Trualli që ndodhet nën këtë pasuri është në pikën 7 të tabelës.

7 Shoqëria Orikum Edison Sali 8604 32/306 Truall 27 63 1304   Vlorë  526  6,899.00  3,628,874.00      –  3,628,874.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Pasuria 32/306-ND, vol. 27, faqe 61, është mbi pasurinë 32/306, vol. 27, faqe 63. Siç edhe kemi konfirmuar nëpërmjet korrespondencës me email, datë 12.10.2023, pasuria nr. 32/306-ND, vol. 27, faqe 61, i llojit objekt, nuk preket nga shpronësimi.

8 Bardhyl Sali 8604 32/424 Truall 39 62 1660   Vlorë  1,660  6,899.00  11,452,340.00      –  11,452,340.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
9 Bardhyl Sali 8604 32/423 Truall 39 61 1574   Vlorë  127  6,899.00  876,173.00      –  876,173.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
10 Bardhyl Sali 8604 32/307-ND1 NJËSI 39 47   710 Vlorë    6,899.00  – 194    –  3,070,079.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Pasuria 32/307-nd 1, vol. 39, faqe 47, ngrihet mbi pasurinë 32/306 vol., 27 faqe 63. Nga kjo pasuri do të prishet 194 m2 ndërtesë nga 710 m2. Vlera e ndërtesës është llogaritur me situacion punimesh, pasi objekti, sipas origjinës së pronës është i llojit njësi. Situacioni total është në shumën 17 439 314 lekë dhe është llogaritur për 1102 m2. Duke kalkuluar sipas sipërfaqeve të secilës pronë rezulton që pasuria me sipërfaqe 908 m2 të jetë llogaritur në shumën 14369235 lekë dhe pasuria me sip. 194 m2 të jetë llogaritur në shumën 3070079 lekë. Trualli që ndodhet nën këtë pasuri është në pikën 9 të tabelës.

11 Bardhyl Sali 8604 32/307-ND2 NJËSI 39 48   908 Vlorë    6,899.00  – 908    –  14,369,235.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Pasuria 32/307-nd2, Vol.39 faqe 48, ngrihet mbi pasurinë 32/306, vol. 27, faqe 63. Vlera e ndërtesës është llogaritur me situacion punimesh, pasi objekti, sipas origjinës së pronës është i llojit  njësi. Situacioni total është në shumën 17 439 314 lekë dhe është llogaritur për 1102 m2. Duke kalkuluar sipas sipërfaqeve të secilës pronë rezulton që pasuria me sipërfaqe 908 m2 të jetë llogaritur në shumën 14369235 lekë dhe pasuria me sip. 194 m2 të jetë llogaritur në shumën 3070079 lekë. Trualli që ndodhet nën këtë pasuri është në pikën 8 të tabelës.

12 Rahmi Isufi 8604 32/314 Truall 17 230 200   Vlorë  160  6,899.00  1,100,390.50      –  1,100,390.50 Konfirmuar nga ASHK-ja

Mbi këtë pasuri ndodhet pasuria nr. 32/15-ND (sipas shkresës nr. 8007/1 prot., datë 7.8.2023 të Bashkisë Vlorë, sqarohet se pasuria 32/15-ND është e llojit ndërtesë 4-katëshe: kati përdhes njësi dhe 3 katet e sipërme apartamente. Kjo ndërtesë ndodhet brenda gjurmës së rrugës dhe prishet e gjitha pasqyruar kjo në pikat 13,14,15,16 të tabelës).

13 Rami Isufaj 8604 32/15-N1 Njësi 48 70   200 Vlorë    6,899.00  – 200    –  13,003,843.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Pikë karburanti sipas lejes së ndërtimit me vendim nr. 8/25, datë 16.6.1998, të KRRT-së Vlorë. Hipotekohet në favor të Societe General Albania. Vlera e ndërtesës është llogaritur me situacion punimesh, pasi objekti, sipas origjinës së pronës është i llojit  njësi dhe pikë karburanti.

14 Rami Isufaj 8604 32/15+1-1 Apartament 48 71   216.4 Vlorë    6,899.00  – 216.4  52,296.00  11,316,854.40  11,316,854.40 Konfirmuar nga ASHK-ja

Hipotekohet në favor të Societe General Albania.

15 Rami Isufaj 8604 32/15+1-2 Apartament 48 72   216.4 Vlorë    6,899.00  – 216.4  52,296.00  11,316,854.40  11,316,854.40 Konfirmuar nga ASHK-ja

Hipotekohet në favor të Societe General Albania.

16 Rami Isufaj 8604 32/15+1-3 Apartament 48 73   216.4 Vlorë    6,899.00  – 216.4  52,296.00  11,316,854.40  11,316,854.40 Konfirmuar nga ASHK-ja

Hipotekohet në favor të Societe General Albania.

17 Latif Reshat Totaj dhe Nadire Yzeir Totaj 8604 32/589 Truall 67 239 437   Vlorë  95  6,899.00  655,405.00      –  655,405.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Bashkim pasurie pas vendimit për miratimin e kërkesës për kalimin në pronësi të oborrit në përdorim nr. 280, datë 19.11.2021 dhe objektit 57 m2 të regjistruar me nr. pasurie 32/16-ND, vol. 59, faqe 149.

18 Latif Reshat Totaj 8604 32/16-ND Ndërtesë 59 149   57 Vlorë      – 57  52,296.00  2,980,872.00  2,980,872.00 Konfirmuar nga ASHK-ja Vlorë

Sipas origjinës së pronës së konfirmuar nga ASHK-ja dhe vëzhgimit nëe terren objekti është banese. Kjo pasuri ngrihet mbi pasurinë 32/16-T, vol. 59, faqe 148. Mungon marrëdhënia me truallin. Në lidhje me truallin pasuria 32/16-T, vol. 59 faqe 148, ju sqarojmë se: trualli preket nga vija e shpronësimit të projektit, por gjendje juridike nga ASHK, figuron pronar i pavërtetuar, ndaj nuk është vendosur në tabelë.

19 BP Muhameti 8604 32/17-T Truall 21 166 345   Vlorë  60  6,899.00  413,940.00      –  413,940.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Mbi këtë pasuri ngrihet pasuria 32/17-ND dhe 32/352. Pasuria nr. 32/352 nuk preket nga vija e shpronësimit. Në bazë të shkresës nr. 10494/1, prot., datë 23.12.2023, të ASHK-së, Drejtoria Vendore Vlorë, “Sipërfaqja e parcelës ndërtimore e pasurisë me nr. 32/17, vol. 21, faqe 166, ZK 8604, është në pronësi të Teki Shaban Muhameti, Ferik Shaban Muhameti, Merfa Shaban Muhameti, Meti Shaban Muhameti dhe Sanije Shaban Muhameti”.

20 Llambi Todi Mino 8604 32/17-ND Ndërtesë 21 165   68 Vlorë    6,899.00  – 68  52,296.00  3,556,128.00  3,556,128.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Sipas origjinës së pronës të konfirmuar nga ASHK-ja, objekti është banësë. Pasuria 32/17-ND, vol. 21, faqe 65 ngrihet mbi pasurinë 32/17-T, vol. 21, faqe 166. Mungon marrëdhënia me truallin (sipas shkresës nr. 8007/1 prot., datë 7.8.2023 të Bashkisë Vlorë, sqarohet se pasuria 32/17 – ND në pronësi të Llambi Mino, e cila ndodhet mbi truallin me nr. pasurie 32/17-T, pika 19 e tabelës, ndodhet brenda vijës së shpronësimit dhe prishet nga realizimi i projektit).

21 Agim,Fatmir dhe Petrit Mustafaraj 8604 32/20 Truall 20 184 290 70 Vlorë  126  6,899.00  865,824.50 13  52,296.00  679,848.00  1,545,672.50 Konfirmuar nga ASHK-ja

Sipas origjinës së pronës së konfirmuar nga ASHK-ja dhe vëzhgimit në terren, objekti është banësë. Ndalim, plotësim dosje, deklaratë kufitarësh, origjina vendim gjykate. Ka mbivendosje me pasuritë 32/17, 32/18 dhe 32/19. Subjekti ka depozituar deklarate noteriale për dakordësi për prerje objekti deri te vija e shpronësimit së bashku me aktin e qëndrueshmërisë, ndaj llogaritjet janë bërë për 13 m2 që pret objektin, vija e shpronësimit.

22 Ollga,Stefan dhe Jani Papajani, Pavlina Janka Violeta Muka 8604 32/22 Truall 23 221 672 132 Vlorë  135  6,899.00  927,915.50 132  52,296.00  6,903,072.00  7,830,987.50 Konfirmuar nga ASHK-ja

Kufizim veprimesh deri në plotësimin e deklaratës së kufitarëve. Pasuria figuron në regjistër, por nuk është lëshuar certifikatë.

23 Xhemil, Sezai, Vladimir, Shqiponja, Fadil, Verxhina,Avdul, Myfit dhe Abibe Musa 8604 32/34+1-1 Apartament 18 84 66 66 Vlorë  66  6,899.00  455,334.00 66  52,296.00  3,451,536.00  3,906,870.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Sipas formularit nr. 2 është privatizuar edhe 66 m2 truall.

24 Verë, Mareglen, Martin, Anxhela Sulejmani 8604 32/34+1-2 Apartament 63 178 49.9 41.5 Vlorë  49.9  6,899.00  344,260.10 41.5  52,296.00  2,170,284.00  2,514,544.10 Konfirmuar nga ASHK-ja

Sipas formularit nr. 2 është privatizuar edhe 49.9 m2 truall.

25  Sezai Musa 8604 32/533 Apartament 50 194 60 37 Vlorë  60  6,899.00  413,940.00 37  52,296.00  1,934,952.00  2,348,892.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Sipas formularit nr. 2 është privatizuar edhe 60 m2 truall. Vendim nga Bashkia Vlorë nr. 39, datë 14.12.2015, për kalimin në pronësi të pas. pal. të ndërtuara deri me 10.8.1991 dhe truallit funksional të saj.

26 Kujtim Mahmutaj, Vitori Mahmutaj 8604 32/134+1-1 Apartament 18 89   58 Vlorë      – 58  52,296.00  3,033,168.00  3,033,168.00 Konfirmuar nga ASHK-ja.

Në kartelën e konfimruar nga ASHK nuk ka truall të privatizuar.

27 Arjan Çuni 8604 32/134+1-2 Apartament 18 90   39 Vlorë      – 39  52,296.00  2,039,544.00  2,039,544.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Në kartelën e konfimruar nga ASHK nuk ka truall të privatizuar.

28 Armida, Esmeralda, Lefter dhe Thomaidha Bifsha 8604 32/134+1-9 Apartament 29 51 53.12 33.72 Vlorë  53  6,899.00  366,474.88 33.72  52,296.00  1,763,421.12  2,129,896.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Në kartelën e konfirmuar nga ASHK-ja ka 53 m2 truall të privatizuar.

29 Shpresa, Lonard,Alfred,Elisabeta Xhako dhe Gentiana Rapo 8604 32/134+1-10 Apartament 22 189   50 Vlorë      – 50  52,296.00  2,614,800.00  2,614,800.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Në kartelën e konfimruar nga ASHK-ja nuk ka truall të privatizuar.

30 Gezim Lako 8604 32/33+1-2 Apartament 18 79   38 Vlorë      – 38  52,296.00  1,987,248.00  1,987,248.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Në kartelën e konfimruar nga ASHK-ja nuk ka truall të privatizuar.

31 Pellumb Aliu 8604 32/33+1-3 Apartament 18 80   38 Vlorë      – 38  52,296.00  1,987,248.00  1,987,248.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Në kartelën e konfimruar nga ASHK-ja nuk ka truall të privatizuar.

32 Sokol Velaj 8604 32/33+1-4 Apartament 18 81   44 Vlorë      – 44  52,296.00  2,301,024.00  2,301,024.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Në kartelën e konfimruar nga ASHK-ja nuk ka truall të privatizuar.

33 Hiqmet Ibrahimi, Natasha Papa 8604 32/33+1-5 Apartament 18 82   48 Vlorë      – 48  52,296.00  2,510,208.00  2,510,208.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Në kartelën e konfimruar nga ASHK-ja nuk ka truall të privatizuar.

34 Odise Anagnosti 8604 32/546 Truall 53 54 143.3   Vlorë  23  6,899.00  158,677.00      –  158,677.00 Konfirmuar nga ASHK-ja.
35 Odise Anagnosti 8604 32/547-N1 Njësi 54 162   94 Vlorë      – 94    –  1,950,367.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Vlera e ndërtesës është llogaritur me situacion punimesh, pasi objekti, sipas origjinës së pronës është i llojit  njësi. Trualli nën këtë pasuri është në pikën 34 të tabelës.

36 Odise Anagnosti 8604 32/547+1-1 Apartament 54 164   100 Vlorë      – 100  52,296.00  5,229,600.00  5,229,600.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Trualli nën këtë pasuri është në pikën 34 të tabelës.

37 Lavdie, Artan, Indit, Fjorentino Habibaj 8604 32/154-ND Ndërtesë 22 134   68 Vlorë      – 68  52,296.00  3,556,128.00  3,556,128.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Sipas origjinës së pronës së konfirmuar nga ASHK-ja dhe vëzhgimit në terren objekti është banese. Pasuria 32/154-ND është mbi pasurinë 32/154, vol., 22 faqe 135 (sipas shkresës nr. 8007/1 prot., datë 7.8.2023 të Bashkisë Vlorë, sqarohet se pasuria 32/154 -ND në pronësi të Lavdie, Artan, Indit, Fjorentino Habibaj, ndodhet brenda vijës së shpronësimit dhe prishet nga realizimi i projektit). Trualli me nr. pasurie 32/154, preket nga vija e shpronësimit, por nuk është vendosur në tabelë, pasi është pronar i pavërtetuar.

38 Dashamir Bilal Skënderaj, Ervis Dashamir Skënderaj dhe Lorenc Dashamir Skënderaj 8604 32/456 Truall 41 20 161.9   Vlorë  38  6,899.00  258,712.50 0  52,296.00  –  258,712.50 Konfirmuar nga ASHK-ja
39 Feto Haderaj, Arben Haderaj, Sokol Haderaj dhe Mirela Haderaj 8604 32/236 Truall 21 103 568 123 Vlorë  149  6,899.00  1,027,951.00 123  52,296.00  6,432,408.00  7,460,359.00 Konfirmuar nga ASHK-ja Ka kontratë sipërmarrjeje për ndërtim me nr. 2963 rep., nr. 976 kol., datë 7.10.2021.
40 Arben Qemal Dangaj, Fatbardha Isuf Dangaj 8604 32/257/1 Truall 64 157 250 88 Vlorë  29  6,899.00  200,071.00    52,296.00  –  200,071.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
41 Edmond Zabit Gjonaj 8604 32/256-ND Ndërtesë 21 79   50 Vlorë    6,899.00  – 50  52,296.00  2,614,800.00  2,614,800.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Ngrihet mbi pasurinë nr. 32/256 (Sipas shkresës nr. 8007/1 prot., datë 7.8.2023 të Bashkisë Vlorë, sqarohet se pasuria 32/256-ND në pronësi të Edmond Gjonaj, e cila ndodhet mbi truallin me nr. pasurie 32/256, ndodhet brenda vijës së shpronësimit dhe prishet nga realizimi i projektit. Pasuria nr. 32/256, trualli nën ndërtesë përfshihet në shpronësim në numrin rendor 42, në tabelë

42 Edmond, Roland Gjonaj 8604 32/256 Truall 21 80 270   Vlorë  228  6,899.00  1,572,972.00    52,296.00  –  1,572,972.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
43 Jaho Avdulla Dano 8604 32/208-ND Ndërtesë 21 121   20 Vlorë    6,899.00  – 20  52,296.00  1,045,920.00  1,045,920.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Ngrihet mbi pasurinë nr. 32/208. Kufizim veprimesh. Sqarojmë se trualli me nr. pasurie 32/208, preket nga vija e shpronësimit, por nuk është vendosur në tabelë, pasi gjendja juridike e truallit me nr. pasurie 32/208, konfirmuar nga ASHK-ja është pronar i pavërtetuar.

44 Dhimitra Zotaj, Monika Petromilo, Ballkeze Gjiriti, Arta Shehu, Gezim Gjiriti, Luljeta Zuna, Merita Gjiriti, Kujtim Gjiriti, Naile Zaloshnja, Nexhmije Osmani, Avdul Skenderaj, Qanie Asllani, Luan Hasanbelliu, Vangjeli Skenderaj, Denisa Rakipaj 8604 32/392 Truall 31 177 1000   Vlorë  659  6,899.00  4,546,441.00      –  4,546,441.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Mbi këtë pasuri ndodhen 2 ndërtesa. Revokuar prokura e Dhimitra Zotaj për Maksim Gjikutaj. Kontratë sipërmarrje në favor të D.H Construksion. Kufizim. Vendim gjykate. Sigurim padie nr. 3478, datë 13.12.2010. Sipas vendimit të Gjykatës, masa e sigurimit s’ka lidhje me vijimin e procedurave për shpronësim.

45 Gani Ismaili, Djana Naço, Esli Hajderi 8604 32/250 Truall 18 146 1870   Vlorë  388  6,899.00  2,676,812.00      –  2,676,812.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
46 Joni Begaj 8604 32/316-nd Apartament 27 112   74.5 Vlorë    6,899.00  – 74.5  52,296.00  3,896,052.00  3,896,052.00 Konfirmuar nga ASHK-ja Pasuria 32/316-ND, vol. 27, faqe 112, ngrihet mbi pasurinë nr. 32/316, vol. 27, faqe 131. Kufizim veprimesh deri në plotësim dokumentacioni. Sqarojnë se trualli me nr. pasurie 32/316, preket nga vija e shpronësimit, por nuk është vendosur në tabelë, pasi gjendja juridike e truallit me nr. pasurie 32/316. Konfirmuar nga ASHK-ja është pronar i pavërtetuar.
47 Robert Begaj,Mimoza Begaj 8604 32/318 Apartament 27 200   35.06 Vlorë    6,899.00  – 35.06  52,296.00  1,833,497.76  1,833,497.76 Konfirmuar nga ASHK-ja

Kryer rivlerësimi i pasurisë 2166708 lekë. Kufizim veprimesh deri në plotësim dokumentacioni. Pasuria është e regjistruar, por nuk është lëshuar certifikatë, deri në plotësimin e dokumentacionit.

48 Rexhep Gani Çota 8604 32/557 Truall + ndërtesë 56 221 143.2 32.4 Vlorë  131  6,899.00  901,009.40 32.4  52,296.00  1,694,390.40  2,595,399.80 Konfirmuar nga ASHK-ja

Mbi këtë pasuri ngrihet pasuria 32/23-ND1.

49 Rexhep Gani Çota 8604 32/23-ND1 Ndërtesë 52 86   10.5 Vlorë    6,899.00  – 10.5  52,296.00  549,108.00  549,108.00 Konfirmuar nga ASHK-ja

Kjo pasuri ngrihet mbi pasurinë 32/557.

50 Bedri Adem Çota 8604 32/556 Truall dhe ndërtesë 56 220 137.4 24.6 Vlorë  17  6,899.00  117,283.00 25  52,296.00  1,307,400.00  1,424,683.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
Vlera totale e shpronësimit 182,020,370.86