Publikuar më: 28/04/2023

VENDIM Nr. 218, datë 13.4.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIM I QENDRËS SHËNDETËSORE NË LAGJEN ‘GAFURR MUÇO’, BASHKIA LUSHNJË”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim i qendrës shëndetësore në lagjen ‘Gafurr Muço’, Bashkia Lushnjë”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Lushnjë.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi, prej 2 254 070 (dy milionë e dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e shtatëdhjetë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 2 254 070 (dy milionë e dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e shtatëdhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Lushnjë.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Lushnjë.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Lushnjë.
  8. Bashkia Lushnjë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Lushnjë.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lushnjë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Lushnjë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Lushnjë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Lushnjë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lushnjë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletore Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË PRONË PRIVATE E TË CILËVE SHPRONËSOHEN, PËR INTERES PUBLIK, PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT “NDËRTIM I QENDRËS SHËNDETËSORE NË LAGJEN ‘GAFURR MUÇO’, BASHKIA LUSHNJË”

NR. P R O N A R I TË DHËNA HIPOTEKORE   SHËNIME (Kufizime hipotekore, barrë mbi pasurinë etj.)
“TRUALL” “NDËRTESË” VLERA TOTALE (lekë)
Emri Atësia Mbiemri Fshati ose Qyteti Z. Kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja Totale “Arë” (m2) “Truall” (m2) “Ndërtesë” (m2) Volumi Faqe Sipërfaqja (m2) Çmimi (lekë/m2) Vlera (lekë) Sipërfaqja (m2) Çmimi (lekë/m2) Vlera (lekë)
  A B C C Ç D E F G H I J K O P Q R S T Y Z
1 AGIM QAZIM STAFA LUSHNJE 8572 12/182 NDËRTESË 25 0 0 25 18 7 0.0 0 0 25.0 0 348966 348,966 Konfirmuar nga ASHK
2 ALFONS DUDE BEQARI LUSHNJE 8572 12/74 TRUALL 81 0 81 76     81.0 8,954 725274 76 0 1179830 1,905,104 Konfirmuar nga ASHK
  SHUMA     725274     1528796 2,254,070