Publikuar më: 28/04/2023

VENDIM Nr. 246, datë 20.4.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I RRUGËS SHËNGJIN–BAKS–RRJOLL–VELIPOJË, LOTI 1, FAZA 1”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i rrugës Shëngjin–Baks–Rrjoll–Velipojë, loti 1, faza 1”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Shkodër.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë”, “truall” dhe “pyll”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi, prej 9 337 698.25 (nëntë milionë e treqind e tridhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tetë pikë njëzet e pesë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 9 337 698.25 (nëntë milionë e treqind e tridhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tetë pikë njëzet e pesë) lekësh, përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Shkodër.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
  8. Bashkia Shkodër kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Shkodër.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shkodër, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Shkodër për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  12. Për pasurinë me numër rendor 5, në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për likuidimin e vlerës së shpronësimit, zbatohen parashikimet në nenin 16, pika 2, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik”, të ndryshuar.
  13. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Shkodër, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Shkodër, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË TË CILËVE PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT PËR SHPRONËSIM PËR INTERES PUBLIK,

“NDËRTIMI I RRUGËS SHËNGJIN–BAKS–RJOLL–VELIPOJË LOTI 1, FAZA 1”.

 

Nr. rendor TË DHËNAT E PRONËSISË TË DHËNA KADASTRALE (SIPAS KARTELËS SË PASURISË) VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM  VLERA TOTALE (lek) SHËNIME

(kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.)

Emri Atësia Mbiemri  Qyteti Z. kadastrale Indeksi i hartës Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja totale (m2) Volumi Faqe Sipërfaqja (m2)  Çmimi (lek/m2)  Vlera (lek)
1 Kol Ndue Fusha Shkodër 1076 K-34-75(112-D) 49/1 Arë + truall 1500 1 52 180  4,452.90  801,522.36  801,522.36 Konfirmuar nga ASHK-ja
2 Pashko Fran Syli Shkodër 1076 K-34-75(112-C) 21 Arë 2500 1 21 272  4,452.90  1,211,189.34  1,211,189.34 Konfirmuar nga ASHK-ja
3 Pal Fran Syli Shkodër 1076 K-34-75(112-C) 22 Arë 2000 1 22 414  4,452.90  1,843,501.43  1,843,501.43 Konfirmuar nga ASHK-ja
4 Mark Fran Syli Shkodër 1076 K-34-75(112-C) 20/1 Arë 2500 1 20 478.5  4,452.90  2,130,713.61  2,130,713.61 Konfirmuar nga ASHK-ja
4 Rake Kole Molla (Malotaj) Shkodër 1076 K-34-75(112-C) 175 Arë 3400 1 195 577  4,452.90  2,569,323.30  2,569,323.30 Konfirmuar nga ASHK-ja
Vere Kole Molla (Hotaj)
Flora Kole Molla (Dushi)
Violete Kole Molla
Lulezim Kole Molla
Fatbardhe Kole Molla (Vuksani)
Flutur Kole Molla (Mikelaj)
5 Gani   Bokrina Shkodër 1076 K-34-75(112-D) 116/13 Pyll 34500 3 159 347  2,136.52  741,372.09  741,372.09 Konfirmuar nga ASHK-ja. Për pasurinë ka proces gjyqësor me objekt “Falsifikim dokumentacioni”, ref. 0268. Pasuri e Rivlerësuar ref. 0261. Pasuria Kufizohet, me vendim Gjykate, Pasurisë i vendoset sekuestro preventive nr. 6248, datë 25.1.2022.
6 Ismet Ymer Balaj Shkodër 1076 K-34-75(112-D) 56/3 Arë 650 3 174 9  4,452.90  40,076.12  40,076.12 Konfirmuar nga ASHK-ja
Vlera e shpronësimit 2277.5    9,337,698.25  9,337,698.25