Publikuar më: 27/04/2023

VENDIM Nr. 247, datë 20.4.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI URBAN I RRUGËVE ‘URA E RE– SHISH’, ‘ANTIPATREA’, SHËTITORJA ‘OSUMI’ DHE ‘SANTA LUCIA FILIPINE’, BERAT”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi urban i rrugëve ‘Ura e Re–Shish’, ‘Antipatrea’, shëtitorja ‘Osumi’ dhe ‘Santa Lucia Filipine’, Berat”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Berat.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, me vlerë të përgjithshme prej 11 379 828 (njëmbëdhjetë milionë e treqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e njëzet e tetë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 11 379 828 (njëmbëdhjetë milionë e treqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e tetëqind e njëzet e tetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Berat.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Berat.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Berat.
  8. Bashkia Berat kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Berat.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë që shpronësohen në favor të Bashkisë Berat.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Berat, për pasuritë e shpronësuara.
  12. Ngarkohen Bashkia Berat, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

 

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË PRONË PRIVATE TË TË CILËVE SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK, PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI URBAN I RRUGËVE ‘URA E RE–SHISH’, ‘ANTIPATREA’, SHËTITORJA ‘OSUMI’ DHE ‘SANTA LUCIA FILIPINE’, BERAT”

 

Nr. STATUSI JURIDIK TË DHËNAT
(mbi pasurinë sipas ASHK Berat)
VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM SIPAS LLOJIT Ë PASURISË VLERA TOTALE (lek) SHËNIME
PRIVAT Zona kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sip. totale (m2) Shpronësim ndërtese Shpronësim tokë “truall”
Emri Atësia Mbiemri Sip. (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera (lek) Sip. (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera (lek)
0 1 2 3 4 5 6 7 8 9  10 11 12 13

(SEKSIONI I KARTELËS)

1 Refat Haxhi Cobo 8501 14/165 TRUALL 279       60  4,183 250,980.00  250,980 Konfirmuar nga ASHK-ja
2 Refat Haxhi Cobo 8501 14/165 -Nd NDËRTESË  20.0  20    546,257.90       546,257.90 Konfirmuar nga ASHK

Objekti i vlerësuar me situacion

3 Ajet Bendo 8501 14/131 TRUALL  18  18    12,329.30  18.00  4,183  75,294  87,623 Konfirmuar nga ASHK-ja

Objekti i vlerësuar me situacion

4 Ajet Bendo 8501 14/175+1-1 APARTAMENT  18  18  43,069.5  775,251.00    –  –  775,251 Konfirmuar nga ASHK-ja
  Ajet Bendo 8501  14/175+1-2 APARTAMENT  42.60  42.6  43,069.5  1,834,760.70    –  –  1,834,761 Konfirmuar nga ASHK-ja
5 Adriano Qereshniku, Eda Qereshniku, Hamide Qereshniku, Ilirjan Qereshniku, Ines Qereshniku, Nezihat Qereshniku 8501 12/242 TRUALL  590      –  14.00  4,183  58,562  58,562 Konfirmuar nga ASHK-ja
6 Adriano Qereshniku, Eda Qereshniku, Hamide Qereshniku, Ilirjan Qereshniku, Ines Qereshniku, Nezihat Qereshniku 8501 12/244 TRUALL  960      –  320.00  4,183  1,338,560  1,338,560 Konfirmuar nga ASHK-ja

Mbi këtë pasuri ka një ndërtim të paligjshëm

7 Lumturi Lavdari Mynevere Lavdari Shefikat Hazizi Skender Kameniku 8501 12/182 TRUALL  4,330      –  973.00  4,183  4,070,059  4,070,059 Konfirmuar nga ASHK-ja

Mbi këtë pasuri ka një ndërtim të paligjshëm

8 Arber Bashkim Çela, Bashkim Eqerem Çela, Behije Nuri Nuri, Fatmir Nuri Nuri, Idajet Nuri Nuri, Luljeta Nuri Nuri, Lumturi Nuri Nuri, Muhamet Nuri Nuri 8501 17/213 TRUALL  860      –  175.00  4,183  732,025  732,025 Konfirmuar nga ASHK-ja

Mbi këtë pasuri ka një ndërtim të paligjshëm

9 Arber Bashkim Çela, Bashkim Eqerem Çela, Behije Nuri Nuri, Fatmir Nuri Nuri, Idajet Nuri Nuri, Luljeta Nuri Nuri, Lumturi Nuri Nuri, Muhamet Nuri Nur, Dorjana Konimi, Erjona Bejleri 8501 17/302 TRUALL  170      –  21.00  4,183  87,843  87,843 Konfirmuar nga ASHK-ja

Mbi këtë pasuri ka një ndërtim të paligjshëm

10 Ardian Engjell Myteveli, Fatos Refat Çobo, Greta Engjell Kajana, Islam Engjell Myteveli, Lorenc Selam Hoxha 8502 12/135 TRUALL  1,470      –  210.00  4,183  878,430  878,430 Konfirmuar nga ASHK-ja
11 Agron Osman Tabaku 8502 14/74 TRUALL  600      –  140.00  4,183  585,620  585,620 Konfirmuar nga ASHK-ja

Mbi këtë pasuri ka një ndërtim të paligjshëm

12 Adriatik Buba 8501 14/431 TRUALL  248      –  20.00  4,183  83,660  83,660 Konfirmuar nga ASHK-ja
13 Jorgji Stefan Babasikas, Kaljopi Stavros Doga, Mikail Stavros Babasikas, Sokol Petraq Dodi, Theodhor Petraq Dodi, Vjollca Petraq Rexha 8502 12/120 TRUALL  600        12.00  4,183  50,196  50,196 Konfirmuar nga ASHK-ja
  TOTALI              1,333,838      8,211,229  11,379,828