Publikuar më: 30/04/2024

VENDIM Nr. 250, datë 24.4.2024 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 535, DATË 13.9.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘IMPIANTI I TRAJTIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA HIMARË DHE LARGIMI I UJËRAVE TË TRAJTUARA NË DET PËR ITUN HIMARË’”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Në vendimin nr. 535, datë 13.9.2023, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
  2. Titulli i projektvendimit ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura Himarë dhe largimi i ujërave të trajtuara në det për ITUN Himarë””.

  1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura Himarë dhe largimi i ujërave të trajtuara në det për ITUN Himarë”.

  1. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “godinë”, “truall” dhe “ndërtesë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi, prej 9 047 987.3 (nëntë milionë e dyzet e shtatë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e shtatë pikë tre) lekësh.

  1. Në pikën 4, fjalët “… prej 783 000 (shtatëqind e tetëdhjetë e tre mijë) lekësh …” zëvendësohen me “… prej 9 047 987.3 (nëntë milionë e dyzet e shtatë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e shtatë pikë tre) lekësh …”.
  2. Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.”.

  1. Në pikën 8, fjalët “… për likuidimin e pronarit …” zëvendësohen me “… për likuidimin e pronarëve …”.
  2. Tabelës bashkëlidhur vendimit nr. 535, datë 13.9.2023, të Këshillit të Ministrave, i shtohet tabela, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  3. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Bashkia Himarë.

III. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Himarë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

TABELA E SHPRONËSIMIT PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VKM-në NR. 535, DATË 13.9.2023, ‘PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT ‘IMPIANTI I TRAJTIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA HIMARË DHE LARGIMI I UJËRAVE TË TRAJTUARA NË DET PËR ITUN HIMARË’’”

 

Nr. Pronari Të dhënat kadastrale (sipas kartelës së pasurisë) Të dhënat për shpronësim  
“Truall” “Ndërtesë” Ndërtesë social-ekonomike Vlera totale

(lekë)

Shënime

(kufizime hipotekore, barrë mbi pasurinë etj.)

Emri Atësia Mbiemri Fshati ose qyteti Z. kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja totale “Truall” (m2) “Ndërtesë” (m2) Sipërfaqja (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera

(lekë)

Sipërfaqja (m2) Çmimi

(lek/m2)

Vlera

(lekë)

Sipërfaqja (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera

(lekë)

2 Shkëlqim Qazim Shytaj Himarë 1952 1/1952 Truall + ndërtesë 255 255 85 255.0  4,350.00  1,109,250.00 85.0  58,000.00  4,930,000.00      2,225,737.30  8,264,987.30 Leje legalizimi nr. 213550, datë 22.5.2020. Sip. katit përdhe 85 m2.

Sqarim: Vlerësimi i ndërtesës social-ekonomike (struktura ndihmëse) është bërë me situacion punimesh sipas raportit të vlerësimit.

Vlera totale  8,264,987.30